Sot në Prishtinë organizohet protestë paqësore si reagim ndaj arrestimit të Liderit Ramush Haradinaj në Francë. Këtë e ka bërë të ditur në rrjetin social në Facebook deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj.
Ai ka njoftuar se takimi bëhet tek New Born ora 13:00, për të vazhduar me marsh protestues deri te ambasada franceze në Prishtinë, transmeton lajmi.net. – “Ftoj strukturat e AAK-së, qytetarët dhe mbështetësit që të mobilizohen për protestën e nesërme”, shkruan ai.