Home KRYESORE Maqedonia e ben historine me shqiptaret nese ndryshon!

Maqedonia e ben historine me shqiptaret nese ndryshon!

Nga Arian Galdini

Me ne fund, shqiptaret e Maqeronise e hodhen nje hap te rendesishem pothuajse te perbashket, drejt nje Axhende Shqiptare per nje Maqedoni Multietnike, Multifetare dhe Euroatlantike. Deklarata e BDI, BESA dhe Aleances per Shqiptaret, meriton te mbeshtet e vleresohet si nje nenkrejse ku mund te mbeshtetet koka e nje historie te re per nje Maqedoni te ndryshuar. Por nuk ka vend ketu, e nuk eshte as rasti per ekzaltim propagandistik as ne Tirane, e as ne Prishtine, nese kjo Deklarate, mbetet si i gjithe produkti i mundshem a i arritshem.

Kjo Deklarate eshte nje harte pune, vec kurresesi nuk duhet te vleresohet si vete puna qe pritet te kryhet nga partite politike shqiptare ne vijimesi.

A eshte e rendesishme Deklarata?

Patjeter qe po. Prej shume vitesh ne fushata elektorale e zotime publike, cdo parti e lider shqiptar ne Maqedoni, ka shprehur e eshte perbetuar per pikat e nenshkruara ne Deklarate e madje edhe shume me teper. E megjithate asnjehere, nuk ka ndodhur qe pertej programeve e ditirambeve kombetariste elektorale, partite dhe lideret shqiptare, te shprehen ne nje dokument te perbashket se kane te njejtat qellimesi e objektiva per shqiptaret dhe vete Maqedonine.

Keshtu qe, po, sot ka ndodhur nje ngjarje. Sot nuk ka me fushate elektorale. Sot ka nje dakordesim se partite dhe lideret shqiptare, kane nje harte te perbashket veprimi per shqiptaret atje dhe per vete Maqedonine.

Deklarata nuk eshte historike. Deklarata eshte nje harte qe mund te sjelle ngjarje historike. Sepse nese neser, gjithcka mbetet si nje Deklarate, ku marketingu ka mbivlejtur strategjine, atehere, asgje nuk ka ndodhur.

Ndaj ftesa ime eshte qe ta marim shtruar e qete dhe te shohim me kujdes dinamikat politike qe do te pershfaqen nga sot e tutje.
Edi Rama dhe Hashim Thaci u bene bashke me te njejtin qellim per te ulur Ali Ahmetin, Bilal Kasamin dhe Zijadin Selen ne te njejten Tryeze. Dhe ia dolen. Uroj qe e gjitha kjo nuk ka ndodhur vetem per nje Deklarate.

Maqedonia sot eshte ne nje rebus historik. Kerkohet ndryshim. Me se s’ben kerkohet ndryshim. Dhe ky ndryshim, krejt bukurisht eshte i teri ne duart dhe ne fuqine e shqiptareve.
Ku konsiston ndryshimi i Maqedonise?

Ndryshim ne permbajtjen e saj Kushtetuese, Institucionale dhe Kulturore si nje shtet i se drejtes, i barabarte per te gjithe qytetaret e saj, multietnik, multifetar dhe eutoatlantik, ku shqiptaret jane bashkeuatore me te drejta te njejta me sllavo-maqedonasit.

Ndryshim ne gjendjen e saj demokratike dhe qeverisese.

Edi Rama deklaron se shqiptaret nuk duhet te negociojne karrige qeverisese per parime. Kjo deklarate e Edi Rames mua me bie era krize. Me vjen keq, por keshtu me duket.

Maqedonia ka nevoje per parime jo te shprehura ne Deklarata, por ne qeverisje.

Ndaj them se me kete Deklarate te sotme, partite shqiptare sapo kane shtruar ne Tryezen e tyre te punes, harten e veprimit politik. Gjithcka varet, nese kjo Deklarate do e vijoje ti mbaje partite shqiptare ne te njejten Tryeze pune, me te njejten harte veprimi, apo do mjaftoje vetem si nje dolli me dy krushq.

Dy krushqit, Edi Rama dhe Hashim Thaci, jane perfitues edhe vetem me dolline. Por shqiptaret e Maqedonise, jo.

Shqiptaret e Maqedonise kane nevoje per Tryezen e Punes me Harten e hapur dhe mberritjen e te gjithe shqiptareve tek Ndryshimi i Maqedonise, ne te dyja kuptimet e shpjeguara me siper.

Deshira dhe urimi im eshte qe Deklarata e sotme, te jete bere nisja e Tryezes se Punes dhe jo bitisja e saj.

Shqiptaret kane ne dore ndryshimin e Maqedonise. Ndaj edhe nje Axhende Shqiptare per nje Maqedoni Multietnike, Multifetare dhe Euroatlantike, eshte garancia me e madhe e Maqedonise me permbajtje dhe qeverisje te ndryshuar.

Kete thirrje e ftese kam une per partite dhe lideret shqiptare te Maqedonise: Nepermjet nje Axhende Shqiptare per nje Maqedoni Multietnike, Multifetare dhe Euroatlantike, te viojne te jene bashke per ti dhene Maqedonise ndryshimin ne permbajtje dhe qeverisje.

Share: