Home KRYESORE A do të ndryshojë rendi botëror me Presidentin Trump?

A do të ndryshojë rendi botëror me Presidentin Trump?

Nga Kasem Seferi

Globalizimi jo vetëm funksionon por është i domosdoshëm në qoftë se vendet e botës aspirojnë ta zgjerojnë prosperitetin dhe lirinë e tyre në të gjithë planetin; tregu, në mënyrë të pakundërshtueshme është motorri më i fuqishëm që ekziston për ngritjen e nivelit të jetesës.

Shkatërrimi i eksperimenteve kolektiviste të shekullit të 20 – të, si nacionalizmi, komunizmi dhe fashizmi dhe efekti i tyre i thellë negativ mbi pasurinë dhe lirinë e kombeve njihet tashmë; kolektivizmi i lehtë i predikuar nga John Maynard Keynes, u praktikua në shumë shtete që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në krizën e viteve 1970 – të.

Kolapsi i planifikimit të çentralizuar nuk erdhi nga puna e mendimtarëve të një grupi fanatik liberal, ai ishte rezultat logjik i kontradiktave të trashëguara të modelit kolektivist, veçanërisht, paaftësisë së tij për të ndërtuar sisteme ekonomike frytdhënës dhe për të rritur të ardhurat për frymë, si dhe dështimin e tij për të promovuar demokracinë.

Përveç funksionit klasik të shtetit, mbrotjes të të drejtave të pronës, kanë një rol “lehtësues”. Me fjalë të tjera, ato duhet të jenë subjekt i një rishikimi konstant dhe duhet të përditësohen, eleminohen, ose zvogëlohen në qoftë se tregjet i shqyrtojnë zgjidhjet e tyre. Natyrisht, mbetet pyetja nëse sigurimi i disa shërbimeve nga shteti përcakton faktin nëse rezultojnë ose jo burime alternative të sigurimit privat? Por, ky është një problem më vete.

Pra, tregjet kanë nevojë për shtetet ashtu si shtetet kanë nevojë për tregjet dhe “Martesa më e mirë e të dyve është demokracia bashkëkohore liberale”, prandaj shtetet duhet vetëm të kuptojnë më mirë “interesin e tyre afatgjatë në një rregull ekonomik global bashkëpunues.” Kështu thotë Martin Wolf, te vepra e tij “Why globalization works”.

Lëvizja drejt një ekonomie botërore më të lirë, më të hapur dhe të integruar nga mesi i shekullit të 19 – të deri në Luftën e Parë Botërore nxiti një periudhë të paprecedent paqe dhe rritje ekonomike.

Kjo ishte “Periudha e Artë e sigurisë dhe lirisë”, e thënë me zë të lartë nga Stefan Cvaig. Është e vërtetë se kjo valë e parë e globalizimit u kufizua në mënyrë thelbësore nga ato shtete që tani janë anëtare të OECD – së dhe prandaj kishte më pak ndikim se sa vala e tanishme, por në disa aspekte ishte më e gjërë.

Në mënyrë specifike, kjo priudhë rezultoi në rrjedha migratore masive, sepse ndërmjet viteve 1850 dhe 1914, Europën e lane 60 milionë njerëz për të shkuar në Amerikë, Oqeani në jugun dhe lindjen e Afrikës. Dymbëdhjetë milion kinezë dhe gjashtë milion japonezë emigruan nga Azia.

Deri në Luftën e Parë Botërore, qeveritë përdorën relativisht pak shtrëngime mbi imigracionin, që ishte faktori përcaktues mbrapa konvergjencës në të ardhurat reale që ndodhi gjatë kësaj periudhe.

Pas një rritje të gjatë të liberalizmit në shekullin e 19 – të, pati një reagim të shpallur, që filloi në vitet 1870 – të dhe arriti zenithin e tij në gjysmën e parë të shekullit të 20 – të. Kombinimi i ideve kolektiviste, interesave proteksioniste, luftës, çrregullimit monetar dhe krizave ekonomike, kishte konverguar për të diskretituar hamendjet, besimet, politikat dhe praktikat që kishte konsoliduar regjimi liberal ekonomik.

Kapitalizmi laissez – faire dukej se kishte mbaruar, sepse fuqitë e mëdha krijuan sisteme ekonomike që riforcuan dominimin e tyre dhe i blinduan ato nga rivalët e tyre. Multilateralizmi u zevendësua nga bilateralizmi, tregtia e lirë nga proteksionizmi, liria e kapitalit nga kontrollet e këmbimeve, standarti i arit me paranë letër dhe lëvizja e lirë e punës me shtrëngime të fuqishme.

Kjo ishte bota e re, parajsa kolektiviste e thënë me zë të lartë nga forcat antiglobaliste të mijëvjeçarit të ri.

Dëmi i shkaktuar nga kolapsi i liberalizmit herët në shekullin e 20 – të si lufta, hiperinflacioni, depresioni mbarëbotëror, papunësia masive dhe tirania, erdhën si rezultat i mësymjes së forcave të ujdisura kolektiviste.

Ndërmjet viteve 1870 dhe 1913, PBB – ja botërore për frymë u rrit 1.3 për qind, ndërkohë që në vitet 1913 – 1950 u rrit vetëm 0.9 për qind. Ekonomia liberale e tregut kishte prodhuar rritjen më të shpejtë në standartet e jetesës që ishin njohur ndonjëherë; në kontrast me këtë, periudha kolektiviste ishte periudha më e keqe e rritjes së standarteve të jetesës të 130 viteve të kaluara.

Kolapsi i mëparshëm i ekonomisë botërore liberale nuk ka të krahasuar me prirjen e sotme drejt globalizimit, e cila pothuajse në mënyrë të sigurt është e pakthyeshme.

Pas Luftës së Dytë Botërore, SHBA morën nismën e marshit të gjatë për të restauruar rregullin botëror liberal dhe, globalizimi, lëvizja në drejtim të një integrimi më të madh, e vazhduar me pengesa natyrore dhe të krijuara nga njeriu për këmbimin ekonomik ndërkombëtar filluan të bien.

Ky proces kishte tre qëllime kyç: i pari, promovimin e rritjes ekonomike dhe ngritjes së standarteve të jetesës; i dyti, një zgjerim të prosperitetit në botë me qëllim që kontrollohej zgjerimi komunist dhe i treti, adoptimi i një kuadri institucional demokratik liberal. Është me vlerë të thuhet se sistemi i pasluftës ishte një program si ekonomik ashtu dhe politik, pasi përhapja e demokracisë liberale u pa si përfitim ndërkombëtar zotërues.

Përvoja tregon se ky është sistemi i vetëm i qeverisjes ku marrëdhëniet harmonike dhe bashkëpunuese ndërshtetërore janë një rezultat i natyrshëm. Prosperiteti i një kombi liberal buron jo nga madhësia e territorit, fuqia e tij ushtarake, ose popullsia ndën kontrollin e saj direkt, por më saktë nga kombinimi i zhvillimit ekonomik të brendshëm me këmbimin ndërkombëtar.

Nga vitet 1950 – të, rrënjët e globalizimit duheshin gjetur ndën sulmin e qendrueshëm të pengesave për lëvizjen e mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, por ndodhi shumë më pak hapje në rrjedhën e lirë të individëve.

Liberalizimi filloi me tregtinë ndërmjet vendeve me të ardhura të larta dhe gradualisht u perhaps me rrjedhat e kapitalit (shumë vende europiane i liberalizuan llogaritë e tyre kapitale vetëm rreth vitit 1990).

Kjo hapje u përhap në shumë prej vendeve të pjesës tjetër të botës në vitet 1980 – të dhe vitet 1990 – të në formën e tregtisë dhe rrjedhave të kapitalit; megjithëatë, shkalla e integrimit ndërkombëtar sot mbetet e kufizuar dhe është e vërtetë që vendet me të ardhura të larta janë më të hapura për tregtinë dhe rrjedhat e kapitalit se sa më parë, por ato vazhdojnë të mbrojnë punën intensive, veprimtaritë bujqësore inefiçente dhe përdorin kontrolle të forta në rrjedhat e hyrjes së imigrantëve. Duke vepruar kështu, ato i shkaktojnë dëm thelbësor vendeve në zhvillim.

Shumë prej këtyre vendeve në zhvillim mbeten më të mbyllura për tregtinë, kapitalin dhe lëvizjen e njerëzve se sa ishin një shekull më parë. Varfëria është çmimi i paguar për këto të meta, megjithëatë, globalizimi nuk është i pandalshëm; dukshëm, ai mbetet i kufizuar dhe ka një konsensus të gjërë se mbizotërimi i pengesave për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve po dëmton kombet më të varfëra. Dështimi është se nuk ka shumë globalizim, por më saktë ka shumë më pak.

Megjithëatë, liberalizimi ekonomik ndërkombëtar nuk është i mjaftueshëm dhe roli i domosdoshëm që një shtet i shëndetshëm mund të luajë në promovimin e prosperitetit; kjo është e rëndësishme në qoftë se konsiderojmë se kombet më të varfëra shpesh janë shtete të dështuar, sepse integrimi ekonomik nuk do të sillte përfitime për asnjë në qoftë se shtetet nuk garantojnë sigurinë e të drejtave të pronësisë dhe shtetin ligjor.

Në qoftë se jo, përfitimet potenciale të globalizimit zhduken në një periudhë afatshkurtër ose rriten për një periudhë kohe vetëm për një klasë të vogël sunduese të korruptuar, se sa për të gjithë popullsinë.

Ekonomia e tregut ka nevojë jo vetëm politika të mira ekonomike dhe tregje të hapura por gjithashtu qeverisje të mirë dhe një kuadër të qendrueshëm institucional të besueshëm, të parashikueshëm dhe transparent; shteti egziston për t’i shërbyer qytetarëve të vet dhe është i detyruar me ligj t’i mbrojë ata nga dëmi, që përfshin vetveten; një globalizim më i mirë kërkon një shtet më të mirë.

Kundërshtarët e globalizimit të udhëhequr nga tregu ndahen në dy grupe: një njërën anë, interesat e modës së vjetër si lobet e fermave, bashkimet tregtare, interesat proteksioniste dhe, në anën tjetër, më të rëndësishme në ditët e sotme, OJF – të e çështjes së vetme, shpesh, me anëtarësi masive, që i quajnë “kolektivistët e mijëvjeçarit të ri”.

Në më të fundit përfshihen socialistët e modës së vjetër dhe neomarksistët dhe, ndoshta, tejet më të rrezikshëm për një periudhë afatgjatë, merkantilistët, nacionalistët dhe grupet anti – liberale të së djathtës që luajtën një rol thelbësor në rrëzimin e rendit liberal në fund të shekullit të 19 – të.

Forcat antiglobalizim bashkohen vetëm për atë që kundërshtojnë; ato nuk ofrojnë mënyrë alternative për drejtimin e ekonomisë, por më saktë ndjenja, emocione dhe protesta. Ata janë të ndarë në objektivat e tyre; realiteti është se të gjitha këto grupe kërkojnë një formë post – ndriçuese të organizimit, kulturës, ose besimit të një tribuje (tribalizmit), pasi idetë kanë rëndësi dhe ky koktejl ideologjik i tipit Molotov është i rrezikshëm për mbijetesën e një shoqërie të hapur.

Antiglobalizimi e pengon ekonominë e tregut ndërkombëtar duke e akuzuar se, së pari, integrimi ekonomik mbarëbotëror ka përkeqësuar pabarazinë dhe varfërinë kudo; së dyti, se tregtia e lirë minon prosperitetin dhe pengon zhvillimin; së treti, se globalizimi i shërben vetëm interesave të koporatave grabitqare ndërkombëtare; së katërti, se liberalizimi financiar është një kërcënim për zhvillimin ekonomik dhe, së fundi, se integrimi minon demokracinë, sovranitetin, shtetin e mirëqenies dhe rregullat mjedisore, duke krijuar, në vend të këtyre, një garë të rrëmbyer drejt fundit.

Pabarazia dhe varfëria globale aktualisht u rrit afërsisht herët në vitet 1980 – të, sepse që nga ajo kohë, pabarazia ndërmjet individëve ka rënë si rezultat i rritjes së shpejtë ekonomike të Azisë: mbi të gjitha Kina dhe India; në periudhën e supozuar të globalizimit që nga vitet 1980 – të numri i njerëzve në varfëri ekstreme ka rënë; ka mospërputhje, por vetëm mbi dimensionin e rënies.

Të gjitha kërkimet tregojnë rënie thelbësore ndërmjet vitit 1990 dhe fundit të decades; Banka Botërore ka kalkuluar një rënie prej 9.5 për qind gjatë 9 viteve; kjo e krahasuar me vlerësimin e bërë nga studjuesit e njohur Sala dhe Martin prej 13.1 për qind gjatë 8 viteve dhe studjuesit Bhalla prej 25.6 për qind gjatë 10 viteve; një tregues që të bën shumë përshtypje është rritja e klasës së mesme, njerëzve që në mbarë botën fitojnë nga 3 650 US$ deri në 14 600 US$ në vit me çmimet e vitit 1993.

Mirëqenia njerëzore është përmirësuar dukshëm dekadat e fundit; në vendet e botës në zhvillim pritshmëria e jetës u rrit nga 55 vjet në vitin 1970 në 64 vjet në vitin 2000. Në vitin 1950 pritshmëria mesatare e jetës në vendet në zhvillim ishte dy të tretat e niveleve të vendeve me të ardhura të larta, ose në vitin 2000 ishte 82 për qind.

Arsimi i përgjithshëm i të rriturve, rritja e prodhimit të ushqimit dhe të tjerë tregues janë përmirësuar në mënyrë dramatike. Përpjestimi i fëmijëve në moshën nga 10 deri në 14 vjeç në punën e detyruar sipas Bankës Botërore, në të gjitha vendet e zhvilluara, ra nga 23 për qind në vitin 1980 në 12 për qind në vitin 2000.

Rënia në Azi ka qenë e habitshme nga 26 për qind në 8 për qind; në Afrikën Nën – Sahariane, rënia të bën më pak përshtypje nga 35 për qind në 29 për qind; kjo diferencë pasqyron faktin se ekonomitë e këtyre vendeve që kanë bërë përpara në periudhën e globalizimit ka qenë prej atyre në të cilat prindërit kanë zgjedhur vazhdimisht t’i nxjerrin fëmijët e tyre nga forca punëtore.

Vendet në zhvillim sot, po arrijnë nivele më të larta të progresit shoqëror me nivele më të ulta të ardhurash se sa vendet me të ardhura të larta, por progresi shoqëror sikundër pritet është më i madh atje ku të ardhurat rriten më shpejt.

Fuqia e dashakeqësisë së korporatave shumë të mëdha është një tjetër gur prove për ata që e kundërshtojnë globalizimin; përsëri faktet flasin vetë sepse shumëkombëshet nuk më të fuqishme se sa shtetet ku operojnë dhe ato nuk e dominojnë botën me anë të markave të tyre tregtare: së pari, në vitin 2000 njëqind kompanitë më të mëdha ndërkombëtare gjenerojnë vetëm 4.3 për qind të PBB – së globale; së dyti, boshllëku ndërmjet fuqisë së shteteve kundrejt asaj të kompanive është shumë i madh, sepse ky i fundit është i varur nga tjetri për mbrojtjen e pasurisë së tyre.

Në vitet 1970 – të kompanitë më të mëdha të naftës panë konfiskimin e aseteve të tyre nga qeveritë e dobëta të vendeve në zhvillim. Që nga koha që qeveritë nuk bëjnë asgjë ato nuk kanë qenë në gjendje të ndihmojnë veten e tyre; gjithashtu nuk është e vërtetë se korporatat kanë përdorur fuqinë e tyre të pretenduar për të shfrytëzuar punëtorët në vendet në zhvillim.

Dëshmia se kompanitë ndërkombëtare paguajnë më shumë dhe i trajtojnë punëtorët e tyre më mirë se sa kompanitë vendore është shumë e madhe. Arsyeja është e qartë: ato mund të veprojnë kështu sepse njohuritë e tyre më të mëdha i bëjnë ata më efiçent dhe prodhues dhe që këtej më me përfitim.

Mbështetësit besnikë të antiglobalizimit argumentojnë se forcat grabitqare të tregut po bëjnë të pamundurën për qeveritë dashamirëse që t’i mbrojnë njerëzit e tyre nga bishat që bien pre përtej kufijve të tyre, sepse në qoftë se zgjedh integrimin, është e pamundur që kjo e bën shtetin të pafuqishëm.

Megjithëatë, është e vërtetë se globalizimi e detyron atë me mënyra të rëndësishme dhe kështu e bën atë në gjendje më të mirë për t’i shërbyer (e pëkufizuar siç duhet) intersit afatgjatë të qytetarëve të tij, por ashpërsia e detyrimeve nuk duhet ekzagjeruar, pasi në disa vende me të ardhura të larta dhe në shumë vende në zhvikllim detyrimet nuk kanë funksionuar dhe qeveritë kanë ngulur këmbë në politika ekonomike zemërngushta.

Megjithëatë, për aq kohë sa shteti siguron shërbime që duan të gëzojnë qytetarët, do të vazhdojë të tatojë, rregullojë dhe ndërhyjë. Ashtu siç e tregon përvoja e shteteve të mirëqenies të Europës Veriore, është e mundur të ruash një masë të lartë të të tatuarit shpërndarës dhe sigurimit shoqëror në një ekonomi të hapur; aftësia për të rrritur tatimet për të ruajtur raporte të larta të shpenzimeve publike varet nga opinioni zgjedhor se sa nga globalizimi.

Integrimi ndërkombëtar vetëm priret ta bëjë politikën ekonomike më transparente dhe qeverinë më të parashikueshme, si dhe të dëshirueshme; është e vërtetë gjithashtu se një regjim që “dëshiron” që populli vet të angazhohet plotësisht në ekonominë globale nuk mund ta parandalojë atë nga marrja e së drejtës së hyrjes për një hapsirë të jashtëzakonshme të informacionit, që përfshin atë rreth vendit të tij. Kjo e bën regjimin despotik dhe joefiçent, të pambështetur dhe jo stabël për një priudhë kohe të gjatë.

Marrëdhëniet ndërmjet globalizimit, rritjes ekonomike dhe cilësisë mjedisore janë pozitive sepse njerëzit bëhen më të pasur dhe ngulin këmbë në pastrimin e dëmtimit vendor mjedisor; Alan Krueger dhe Gene Grossman të Universitetit Princeton kanë argumentuar se zakonisht kjo ndodh kur PBB – ja për frymë e një vendi arrin 5 000 US$ dhe se pas të ardhurave 8 000 US$ ndotja vendore fillon të përmirësohet në mënyrë thelbësore.

Përveç kësaj, kapitalizmi ka qenë më pak dëmtues se sa socializmi. Ish Bashkimi Sovjetik ishte përgjegjës për disa prej katastrofave më të mëdha mjedisore në histori: shumë prej dëmeve për të cilët “kuq – jeshilët” venë gishtin nuk lidhen me ndonjë mënyrë domethënëse me globalizimin, por më saktë me varfërinë dhe qeverinë e keqe.

Ekonomitë e vendeve emergjente janë përpjekur të integrohen në tregjet botërore të kapitalit dhe fitimet kanë qenë të diskutueshme dhe kostot e krizave shumë të mëdha, por do të ishte gabim të konkludohej se leksioni i thjeshtë është mosliberalizimi, sepse është në interes të të gjithë vendeve të integrohen në tregjet ndërkombëtare financiare (pasi përparësitë janë të dukshme), por çdo vend duhet të veprojë me shumë kujdes.

Vendet në zhvillim do t’u duhet t’i rimendojnë rregullat e brendshme, legjislacionin dhe sjelljen në fusha të tilla si roli i bankave dhe roli i institucioneve të huaja financiare, sigurimi i depozitave dhe të tjera garanci, regjimet e falimentimit ose politikat e përqindjes së këmbimit.

Çdo vend duhet të jetë i kujdesshëm rreth ekspozimit të ekonomisë së tij kundrejt huamarrjes në shkallë të gjërë të monedhës së huaj. Edhe pse FMN – ja nuk ka bërë më të mirën e saj, nuk mund të arrihet në konkluzionin se mund të bëhet pa atë, sepse vendet do të ishin sibjekt i më shumë presioneve nga jashtë.

Rendi liberal në shekullin e 19 – të nuk falimentoi për shkak të fragmentimit politik, por më saktë për shkak të triumfit të ideve dhe interesave që kundërshtuan vlerat demokratike liberale: idetë kanë rëndësi dhe idetë e këqia janë gjithnjë risku kryesor për mbijetesën e lirisë dhe prosperitetit. Kolektivistët e vjetër, ndoshta, në mënyrë demonstrative më të rrezikshëm se sa të rinjtë, sepse ata e dinin se çfarë deshën të bënin.

Në anën tjetër, është më e lehtë për të luftuar një ushtri të rregullt se sa një forcë guerrile; kolektivistët e rinj karakterizohen nga një turli kontradiktash që e bën konfrontimin e ideve të tyre më të vështirë, sepse kontradiktat e tyre u dhurojnë atyre një përparësi krahasuese sepse ata mund të sulmojnë nga të gjitha drejtimet.

Në këtë situate botës i vjen një vendim – marrës si Presidenti Trump duke ngritur shumë pyetje që kërkojnë përgjigje. Në konkurrencë të hapur koha dhe Presidenti Trump.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: