Babai i të ndjerit, Ergi Dini, njihet tanimë nga publiku për poezitë mjaft emocionuese që shkruan dhe i ndan me publikun në rrjete sociale dhe te cilat publikohen përgjithësuesisht nga te gjitha portalet serioze..
Më poshtë mund të lexoni dhembjen e tij të derdhur në vargje:
ELEGJI PËR TIM BIR.
ERGIT
Në torten e ditelindjes
nena i shkruajti lutje Zotit,
edhe për 100 vite te tjera per Ty,Bir…
…por yjet
lindkan
për te ndriçuar qiejtë.
Ç’t’i them kitarres tënde
me tela ylberesh,
që pret gishtat prej flladi
për ta perkedhelur me dashuri tingujsh?!
Ç’t’i them heshtjes,
që pret te zgjohet
me magjinë e zërit tënd?!
Ne dhomen ku flije TI,me endrrat,
hidhërimi
përgjak këmbët
duke shkelur
mbi copat e thyera te zemrave tona.
…oh sa te ngjet dielli,Biri im!
Dikur,
nuk besoja në krijesat e shënjta!
…se ende nuk të njihja Ty!