Home KRYESORE Banka e Shqipërisë dhe përqindja e këmbimit

Banka e Shqipërisë dhe përqindja e këmbimit

Nga Kasem Seferi

Rruga më direkte për të kuptuar një fushë komplekse që e studjon shkenca ekonomike është njohja e përqindjes reale të këmbimit e cila konsiderohet një prej variablëve makroekonomikë që, në shumë raste, është thelbësor për analizuar dhe kuptuar gjendjen ekonomike të vendit.

Variacioni i kërkesës dhe ofertës së monedhave të huaja, ndikohet nga burime që vijojnë: lëvizjet e kapitalit ndërkombëtar; ndryshimet në kufizimet e importit; ndryshimet në tarifat e eksportit dhe subvencionet; ndryshimet në prodhimtarinë e sektorit të mallrave të tregtueshëm të ekonomisë; ndryshimet në prodhimtarinë e sektorit të mallrave të patregtueshëm të ekonomisë; ndryshimet në çmimet botërore të produkteve kryesore të eksportit të një vendi; dhe zgjerimet madhore të furnizimeve të tregtueshme.

Pra, është përqindja e këmbimit ajo që i përmbledh të gjithë këto (dukuri të ekonomisë) duke përcaktuar efektin e tyre neto.

Përqindja reale e këmbimit është variabli kryesor ekuilibrues i pagesave dhe tregtisë të vendit tonë dhe, si rezultat, mbetet përcaktuesi kryesor operues i përparësisë krahasuese të vendit. Për të parë se sa e vërtetë është një gjë e tillë, mjafton të shihet se si ka ecur këto vite monedha jonë kombëtare lek me monedhat e huaja.

Analiza tregon se përqindja reale e këmbimit ishte variabli ekonomik kyç që gjeneroi (pavarësisht luhatjeve tp vogla) ekuilibrin e pagesave dhe të tregtisë së vendit në raport me pjesën tjetër të botës.

Forcat bazë që përcaktojnë përqindjen reale të këmbimit kanë qenë operuese në raport me përgatitjen e veçantë për atë se si është përcaktuar përqindja nominale e këmbimit;

Faktori që ndryshon ndërmjet sistemeve të përqindjes së këmbimit të fiksuar ose fleksibël ka qenë udha e kohës në të cilën ekonomia shqiptare lëvizi drejt një ekuilibri për t’iu përgjigjur ndryshimeve në kushtet mbështetëse që ndikojnë ekonominë.

Në përgjithësi, përvoja tregon se korigjimi ka qenë më i shpejtë me përqindjet e këmbimit fleksibël.

Analistët e huaj dukurinë e këmbimit të bollshëm të huaj e shohin si një rritje në çmimin e eksportit të një vendi; një rrjedhë të kapitalit privat nga jashtë; një rritje t dërgesave nga emigrantët (jo në rastin e ekonomisë tone), ose rritje të rrjedhave nga ndihma e huaj (jo në rastin e ekonomisë tonë).

Në të gjitha rastet, rezultati natyror, ka qenë se monedha e huaj është më e lirë në terma reale, gjë që sjell përfitim për konsumatorët e mallrave të importuara dhe mallrave të tregtueshme në përgjithësi, por krijon problem për prodhuesit vendas të produkteve të eksportueshme dhe për ato mallra që zevendësojnë importin.

Korigjimi natyror i kërkuar, kur këmbimi huaj bëhet i bollshëm, është për burimet që lëvizin prej prodhimit të mallrave të tregtueshëm në ato të patregtueshëm. Në këtë mënyrë, është mjaft e natyrshme që një prej kësaj fuqi shtesë shpenzimesh të pasqyrohet në një kërkesë më të madhe për mallra dhe shërbime të patregtueshme;

Kur gjendja shtesë e këmbimit të huaj është (ose pritet të jetë) mjaft tranzitore, shpesh, ka kuptim për bankën qëndrore të lehtësojë nevojën për një korigjim, ose të përpiqet të jetojë me një korigjim më të vogël. Kjo vjen për arsye se korigjimi në këtë rast do të ishte në dy hapa – burimet që lëvizin nga prodhimi i të tregtueshmeve në atë të patregtueshmeve në hapin e parë dhe, më pas, prapa: nga të patregtueshmet te të tregtueshmet në hapin e dytë.

Ekspertët e fushës thonë se mençuria e ndërhyrjes për të amortizuar përgjigjen e ekonomisë varet nga lehtësia me të cilën ekonomia i bën këto korigjime. Sa më shumë vështirësi dhe fërkime që të përfshijnë korigjimet, aq më i madh është justifikimi për ndërhyrje;

Në ekstrem, sterilizimi i plotë i rrjedhave shtesë të këmbimit të huaj do ta linte të pandikuar përqindjen reale të këmbimit. Ajo që do të llogaritej është përfitimi i plotë ekonomik i bollëkut shtesë (por tranzitor) të euros, dollarit etj, që, në fund, do pasqyroheshin në rezervat e rritura ndërkombëtare të Bankës Qendrore.

Në qoftë se rritet fuqi më e mëdha blerëse, si rezultat i goditjes fillestare, të tjerët, më pas, do t’i jepnin fund me fuqi të zvogëluar blerëse mbi mallrat dhe shërbimet korente. Në një kuptim të gjërë, ekonomia si një tërësi nuk do ta perceptonte goditjen, përveç akumulimit të rezervave ndërkombëtare të Bankës Qendrore.

Qëllimi i sterilizimit, deri diku, mbetet i njëjtë kur rrjedha e rritur e këmbimit të huaj parashikohet të jetë e përherëshme (ose të zgjasë një kohë të gjatë), më saktë se sa tranzitore. Në këtë rast, nuk do të ishte e mençur të bëhen përpjekje për të parandaluar korigjimin e plotë të ekonomisë për të ndryshuar, por mund të ishte mjaft e matur të bëhen përpjekje që përqindja e reale e këmbimit (dhe të variablave ekonomikë si importet, eksportet dhe prodhimin e të patregtueshmeve që i përgjigjen lëvizjes së tyre) të mos dalë jashtë objektivit.

Për të kryer një operim të tillë të butë, Banka Qendrore duhet të krijojë rezervat e saj ndërkombëtare, fillimisht duke kompensuar një fraksion domethënës të rrjedhës së rritur të këmbimit të huaj, por duke zvogëluar madhësinë e ndërhyrjeve të saj me kalimin e kohës, duke i ndaluar ato tërësisht në kohën që ka arritur një korigjim të plotë;

Përfitimet e ndërhyrjes së sterilizuar qëndrojnë në shmangien ose zvogëlimin e kostove që shoqërohen me lëvizje të shpejta të përqindjes reale të këmbimit që shpejt parashikohen të përmbysen. Të tilla lëvizje kërkojnë zhvendosjet përpara të burimeve ndërmjet sektorëve të ekonomisë që prodhojnë mallrat ë tregtueshme (mallrat e eksportueshëm plus zevendësuesit e importit) dhe ato që prodhojnë mallra dhe shërbime të patregtueshme.

Zbutja e trajektores së përqindjes reale të këmbimit (nëpërmjet ndërhyrjes së sterilizuar nga Banka Qendrore) ndihmon të eleminojë llojin e lëvizjeve brenda dhe jashtë, ose para dhe prapa të burimeve që do të priren të ndodhin në përgjigje të pykave të mprehta ose zhytje të shpejta në përqindjen reale të këmbimit.

Të tilla lëvizje, veçanërisht, nuk janë të kushtueshme për ekonominë në qoftë se tregjet janë fluide dhe fleksibël, por në tregje ashtu si funksionojnë ato aktualisht, tregjet e punës, tkurrjet e mprehta priren të pasqyrohen në rritje domethënëse në përqindjen e papunësisë.

Parimet e shëndoshë ekonomikë diktojnë se përqindja reale e këmbimit e ekonomisë duhet të pasqyrojë ndryshime madhore në ndonjë prej faktorëve kryesore përcaktues (çmimet e eksportit, çmimet e importit, rrjedhat afatgjata të kapitalit, ndryshimet e produktivitetit ose në sektorin e të tregtueshmeve, ose të patregtueshmeve të ekonomisë).

Në fakt, dështimi për të lejuar përqindjen reale të këmbimit për të vepruar kësisoj, do ta mbante atë nga kryerja e funksionit themelor ekonomik të ekulibrimit të pagesave dhe tregtisë së vendit me pjesën tjetër të botës.

Ndër këto risqe, sektori banker do të paraqitej më i mbrojtur nga risqet e drejtëpërdrejta të tregut, por do të mbete i ekspozuar ndaj efektit mbi cilësinë kredisë të lëvizjeve të padëshiruara në kursin e këmbimit dhe në normat e interesit.

Pra, çmimet e monedhave ulen dhe ngrihen për arsye se ka më shumë ose më pak kërkesë; çmimet në pjesën më madhe ndikohen nga masa e furnizimit të një monedhe të veçantë.

Në furnizimin (ofertën) dhe kërkesën e një monedhe influencon faktori kohë që është një konsideratë e rëndësishme për tregtinë e monedhave; vendosja në një vend të vetëm e faktorëve ekonomikë ndihmon, por përdorimi i treguesve të tregtisë shihet si rrugëzgjidhja më e shpejtë.

Do të ishte mire që Banka e Shqipërisë të tregojë se cila është gjendja e tanishme, cilat janë pritshmëritë e saj dhe çfarë objektivësh afatmesëm dhe afatgjatë.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: