Kreu i PD Lulzim Basha e ka quajtur si një ditë të zezë për median largimin e Armand Shkullakut dhe Alfred Lelës nga pozicionet e tyre në media.
Ai e ka quajtur këtë një lajm të “keq sepse kur politika, interesat e biznesit dhe media bëhen bashkë, ditë të vështira vijnë për një vend dhe popull. Kjo ditë ka ardhur për Shqipërinë” ka thënë ai.
Sipas Bashesh:” Ata janë bërë bashkë për të ruajtur pushtetin dhe paranë. E keqja është bërë bashkë, kundër qytetarëve. Tani është koha që qytetarët të bëhen bashkë kundër tyre. Ne nuk do t’ia dorëzojmë vendin sunduesve që pas fasadave dhe mashtrimeve mediatike po vjedhin dhe po vrasin një vend dhe një popull” – tha Basha qe e ka quajtur një lajm të keq për lirinë dhe demokracinë.