Home KRYESORE Basha: Rama peng i krimit, Meta peng i Ramës

Basha: Rama peng i krimit, Meta peng i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar sërish Kryeministrin Edi Rama se po ndan pushtetin me krimin dhe këtë e vërtetoi më së miri shkarkimi i sotëm i ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.

Në një deklaratë nga selia blu, Basha u shpreh se Kryeministri nuk kishte asnjë arsye për të dhënë përse shkarkoi Manjani.

Sipas tij, tashmë Edi Rama nuk ka asnjë aleat politik, por qeverinë e ndan me Kelmend Balilin dhe krimin e organizuar.

“Ministri Manjani u shkarkua sepse foli hapur për krimin që ka marrë peng qeverinë, për drogë, për Balilin për urdhërimin me telefon të gjyqtarëve nga Rama. Manjani theu kodin e heshtjes. Manjani theu omertan që Rama i ka imponuar një qeverie të zhytur në krim drogë dhe korrupsion. Deklarata e Manjanit është tjetër konfirmim i të vërtetave që opozita ka denoncuar. Propaganda qeveritare nuk i mbulon dot më këto të vërteta.

Sot Edi Rama nuk ka më nevojë për asnjë aleat politik. Ai ka ngritur dhe fuqizuar një aleancë interesash private dhe kriminale. Pushtetin e tij e mban në këmbë me anë të krimit. Me shkarkimin e Manjanit u provua se Edi Rama është peng i krimit dhe Ilir Meta është peng i tij. Zgjidhja është largimi i tyre”, u shpreh kryetari i PD Lulzim Basha.

Share: