Home KRYESORE Ethet e vetëdeklarimit, 700 prokurorë e gjyqtarë ‘dynden’ në ILDKPKI

Ethet e vetëdeklarimit, 700 prokurorë e gjyqtarë ‘dynden’ në ILDKPKI

Edhe 1 ditë afat ka mbetur per dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit, për prokuroret e gjyqtaret, të cilët do t’i nënshtrohen ligjit të vetting-ut. Zyrtarisht ILDKPKI sqaron se rreth 700 gjyqtar e prokuror i kane dorëzuar formularët. Ata qe kane mbetur po nxitojnë te dërgojnë dokumentet.

Rreth 800 pjesëtare te sistemit te drejtësisë, do t’i drejtohen  edhe Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar për të dorëzuar formularin e pastërtisë së figurës. Ndërkohë, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, kane aplikuar per formularin e karrierës mbi 400 gjyqtare. I vetmi prokuror qe nuk ka pranuar te dorëzoje formularin e vettingut ne ILDKPKI është Sulejman Tola, i cili ne fund te muajit shkurt do te dale ne pension.

Share: