Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem pohoi sot se BE-ja do të ishte e vetme gjatë viteve të ardhshme tashmë që Donald Trump u zgjodh president i SHBA-së, ndoshta “një mundësi e mirë”.
Mbështetës i “Brexit”, kritik ndaj NATO-s, Donald Trump duket se po vendos të praktikojë një politikë proteksioniste dhe nacionaliste, që e distancon nga aleati i saj evropian.
“Kam arritur në përfundimin se do të jemi krejt të vetëm përgjatë viteve në vazhdim, që mund të jetë një mundësi e mirë”, deklaroi Dijsselbloem në Bruksel, përpara një takimi të Eurogrupit, organ joformal i përbërë nga 19 ministrat e Financave të eurozonës.
“Nisur nga këto pikëpyetje shprehem a ndoshta vallë Evropa ka nevojë për të punuar së bashku”, shtoi ai.
Donald Trump do të presë nesër në Uashington kryeministren britanike, Theresa May, liderja e parë e huaj që do të takojë presidentin e ri, për të hartuar marrëdhëniet e reja tregtare mes dy shteteve./dita.al