Home KRYESORE Deklaratë shokuese e Shkullakut: Në grupin parlamentar të PS ka deputetë që...

Deklaratë shokuese e Shkullakut: Në grupin parlamentar të PS ka deputetë që kanë vrarë me duart e tyre (VIDEO)

I ftuar në emisionin “Komiteti” të gazetarit Berat Buzhala në RTV Dukagjini, gazetari dhe analisti Armand Shkullaku është shprehur se brenda Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka deputetë që kanë vrarë me duart e tyre.

“Po janë të vërteta. Sepse, siç po provon dhe koha siç po dalin prova të prokurorisë, nga shërbimet e huaja. Është verifikuar që një pjesë e madhe e tyre, disa ka dhënë dhe dorëheqjen dhe kanë ikur, një pjesë janë në burg, një pjesë janë shpallur në kërkim, një pjesë tjetër janë në arrest shtëpie apo kanë lënë detyrën. Pra nuk është një fantazi, është një realitet dhe nuk është rastësi që ka ndodhur kur mblidhen bashkë edhe i dënuari për drogë, edhe i dënuari për seks, edhe i dënuari për vjedhje, edhe vrasës, trafikant droge, etj, etj. Këta janë mbledhur, sepse Edi Rama nuk njeh mënyrë tjetër për të fituar vota”, është shprehur ish drejtori i “ABC News”, Armand Shkullaku.

Shkullaku ka folur edhe për situatën e medias në Shqipëri, problemin e kanabisit dhe shumë tema të tjera të aktualitetit në Shqipëri.

Share: