Home KRYESORE Deni, studenti nga Gramshi që do punojë për Departamentin Amerikan të Shtetit

Deni, studenti nga Gramshi që do punojë për Departamentin Amerikan të Shtetit

Deni Hoxha, studenti nga qyteti i Gramshit ka shkëlqyer. Ai është zgjedhur mes 4 më të mirëve për të punuar në Departamentin Amerikan të Shtetit. Deni ka lindur në qytetin e Gramshit dhe ka shkuar për studime në Ëashingron.

Ai ishte një nga vetëm 4 studentë të përzgjedhur nga të gjithë Shtetet e Bashkuara, i cili foli rreth studimeve në Jordani gjatë verës nëpërmjet programit NSLI-Y, i financuar nga Departamenti i Shtetit. Ky eveniment ishte organizuar nga Departamenti i Shtetit me rastin e 10-vjetorit të programit NSLI-Y.

Programi NSLI-Y synon të rrisë numrin e amerikanëve të cilët mund të angazhohen me folës te gjuhëve kritike. Gjatë vitit 2017, Deni do të perfaqësoje programin NSLI-Y në shtetet Maine, Vermont, New Hampshire, Massachusetts, Connecticut dhe Rhode Island.

Gjatë qëndrimit në Washington, Deni është takuar edhe me ambasadoren e Kosovës në Amerikë Vlora Citakum shkruan infoelbasani. Në këtë takim, ambasadorja dhe Deni folen rreth Kosovës, Washingtonit, organizatës Team Albanians dhe programit NSLI-Y.

Pas prezantimit te Departamenti i Shtetit, Deni gjithashtu prezantoi në zyrat e American Councils ku u takua me presidentin e American Councils Dan E. Davidson, që e përgëzoi Denin për suksesin dhe e falenderoi për punën si përfaqesues i programit NSLI-Y.

American Councils, ose Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar, është një organizatë jo-fitimprurëse me seli në Washington, D.C. Këshilli Amerikan ka mbi 30 vite përvojë në administrimin e programeve arsimore dhe shkëmbimeve akademike, si dhe zyra në Prishtinë dhe në Tiranë. Programet e Këshillit Amerikan që administrohen në Kosovë janë KAEF (Kosovo American Education Fund) dhe YES Abroad.

Share: