Home KRYESORE Dhëndri i Berishës goditi me hamburger Ballën, apo deputeti shau Malltezin? Prokuroria...

Dhëndri i Berishës goditi me hamburger Ballën, apo deputeti shau Malltezin? Prokuroria vendos…

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për Jamarbër Malltezin, ndaj të cilit policia kufitare e Rinasit referoi materialet për akuzën “goditje për shkak të detyrës” ndaj deputetit socialist Taulant Balla.

Në argumentimin që bën prokuroria thuhet se, kjo është një çështje me të dëmtuar akuzues dhe se nuk mund të hetohet nga prokurorët.

Jamarbër Malltezi u denoncua në muajin qershor nga deputeti Ballam, i cili sapo mbërriti në Rinas kallëzoi se ishte goditur në Itali nga Malltezi, dhëndër i ish-kryeministrit Berisha.

Burime të hetimit nga Policia kanë thënë për “Panorama” se marrja në pyetje e Malltezit është bërë në praninë e bashkëshortes së tij në lidhje me denoncimin penal të bërë nga Taulant Balla.

Malltezi, duke thënë se nuk ka asnjë gjë për të shpjeguar, mësohet se ka pranuar një debat verbal me deputetin socialist në aeroportin e Romës.

Sipas hetuesve, Malltezi ka pretenduar se Balla kishte bërë “provokim politik” ndaj tij dhe bashkëshortes, pa shpjeguar nëse fjala është për episode të ndodhura në aeroportin e Romës apo për debatet e deklaratat politike të personazheve në vazhdimësi.

Share: