Home KRYESORE DIPLOMACIA PER TE GJITHE William Walker-Modeli i diplomatit misionar

DIPLOMACIA PER TE GJITHE William Walker-Modeli i diplomatit misionar

Nga Prof.Dr. Lisen Bashkurti

Prej shume ditesh populli shqiptar i Kosoves dhe Maqedonise po respekton nje mik te madh. Ky eshte William Walker. Walker eshte ambasadori amerikan i OSBE qe hyri i pari ne Kosove ne vitin 1998 dhe zbuloi genocidin Serb kunder popullsise civile shqiptare si dhe nderkombetarizoi kauzen e drejt te Kosoves ne bote.

1. Admirim per popullin shqiptar

William Walker po pritet nga mijra shqiptare. Kudo ka takime, manifestime, ceremoni, shterngime duarsh, perqafime, lote dhe buzeqeshje, tituj, cmime per kete diplomat te madh. Edhe ne Maqedoni William Walker beri vizita me rendesi dhe u prit e u cmua si heroi i kauzes se drejte shqiptare.

Ne Kosove u perurua busti i tij i bronxte. Ne Maqedoni u nderua me gjithe honoret e mundshme. Per se gjalli, rralle ndonje diplomat ne bote eshte pritur dhe nderuar kaq lart nga nje mirenjohje mbare popullore.

2.Kritik per lideret shqiptar

William Walker u tregua mjaft kritik per lideret kryesor shqiptar ne Kosove dhe Maqedoni. Ishin vetem keto lidere te larte qe u ndjene keq. Kjo sepse Walker kete here hoqi dorezat diplomatike.

Ne Kosove William Walker u deklarua se kishte pritur nje Kosove tjeter, se drejtuesit e Kosoves nuk e kane arsyetuar sakrificen e popullit. Walker tha publikisht se nuk admiron me Kryetarin e Kosoves, Thaci dhe madje i ktheu kurrizin me perbuzje publikisht. Gjuha trupore e tij ndaj Presidentit te Kosoves ishte mjaft sinjifikative.

Ne Maqedoni William Walker foli akoma me drejtperdrejte per lideret kryesore shqiptar. Walker theksoi publikisht se lideret kryesore shqiptare ne Maqedoni jane te paafte per te realizuar te drejtat e shqiptareve ne kete vend.

3.Misionari i bashkimit shqiptar

Ambasadori William Walker, gjate gjithe vizitave, takimeve, ceremonive dhe komunikimeve publike deklaroi qarte dhe pa asnje ekuivok domosdoshmerine e bashkimit te shqiptareve.

Deklaratat e Walker per bashkim mbare shqiptare behen ne nje situate kur aksi Ruso-Serb eshte bere qartesisht kercenim per paqen dhe sigurine ne bote dhe Ballkan. Gjithashtu ky aks i se keqes eshte bere kercenim shume serioz edhe per demokracine liberale ne gjithe hapsiren Perendimore.

William Walker ben mesazhin per bashkim jo per popullin shqiptar qe eshte nje dhe i pandare, por kryesisht per lideret qe jane ne krye te tij. Ky lidership vuan nga sindromat feudale, nga narcisizmi, padituria, mungesa e integritetit moral dhe e parimeve demokratike. Mbi te gjitha ka lidere qe vuajne nga mungesa te theksuara te patriotizmit.

Kembanat e ambasadorit William Walker bien per t’u degjuar. Ato vijne nga nje amerikan i madh, nga nje diplomat i shquar dhe nga nje mik i jashtezakonshem i Kosoves dhe i mbare popullit shqiptar.

4. Misionar i perjetshem

William Walker ben pjese ne ata diplomate boteror qe eshte misionar i perjetshem. Walker deshmon se diplomacia nuk eshte biznes sezonal. Diplomacia nuk eshte nje pune kalimtare. Diplomacia nuk eshte profesion interesash konjukturale. Diplomacia nuk eshte pjese e grupeve te motivuara politikisht. Diplomacia nuk eshte e lidhur me grupet e interesit.

Diplomacia eshte mision. Eshte nje mision i dedikuar per paqen dhe sigurine ne bote. Eshte mision i perkushtuar per demokracine. Eshte misioni i mbrojtjes se lirive dhe te drejtave te njeriut. Eshte misioni i perpjekjeve per prosperitetin dhe zhvillimin social-ekonomik te popujve. Eshte misioni i mireqeverisjes kunder korrupsionit, krimit dhe terrorizmit.

William Walker eshte nje nga diplomatet me ndikimin me te madh edhe ne ShBA. Walker eshte nje lobues i pashoq. Ndikimi i tij ne Qeverine e ShBA, ne korpusin diplomatik te Departamentit te Shtetit, ne Kongres dhe Senat, ne qarqe publike, mediatike, akademike eshte shume i fuqishem.

William Walker ben pjese ne ato qe quhen diplomate universal dhe te perjetshem. Kosova dhe populli shqiptare dhe lideret e tyre lypet t’i degjojne dhe konsiderojne shume seriozisht mesazhet e ambasadorit William Walker.

William Walker eshte ambasador i perjetshem. Ai mbetet mik i madh i Kombit Shqiptar. Ai do ngelet modeli i diplomatit te perkryer. Profesionist, i motivuar, i dedikuar, i vullnetshem, principal dhe trim deri ne sakrifice per arritjen e misionit te tij.

Lideret dhe diplomatet shqiptare duhet ta kene ambasadorin Willian Walker model te jetes dhe veprimtarise se tyre.

Faleminderit ambasador William Walker!

Share: