Home KRYESORE Dridhen 800 Gjyqtarë e Prokurorë, Kushtetuesja zbardh vendimin për vetingun

Dridhen 800 Gjyqtarë e Prokurorë, Kushtetuesja zbardh vendimin për vetingun

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e arsyetuar për ligjin e Vettingut. Pas zbardhjes së vendimit të arsyetuar të Gjykatës Kushtetuese në 51 faqe, ligji më i rëndësishëm i Reformës në Drejtësi është futur në fuqi duke i hapur rrugën zbatimit. Gjykata Kushtetuese në 22 Dhjetor rrëzoi kërkesën e PD për Vettingun. Kërkesa e PD u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese me 6 vota kundër dhe vetëm 2 pro kërkesës së opozitës, Gani Dizdari dhe Besnik Ymeri

Kryetari Bashkim Dedja dhe anëtarët Vladimir Kristo, Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha dhe Fatos Lulo votuan kundër kërkesës së PD për shfuqizimin e ligjit të Vettingut Partia Demokratike i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që të shpallte ligjin anti-kushtetues, por kërkesa e opozitës u rrëzua. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pro ligjit më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi erdhi pas opinionit final të Komisionit të Venecias, që e konfirmoi ligjin. Ligji i Vettingut ka në thelb të tij pastrimin e drejtësisë shqiptare nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, ndërsa procesi do të jetë i monitoruar edhe nga ekspertët e OPDAT dhe të Euralius.

vetingu vendimi

 

Share: