Duket si e pamundur, por një grua ka lindur 3 herë brenda 9 muajve duke sjellë në jetë 4 fëmijë, dy prej të cilëve binjakë.
Por ajo çfarë e bën edhe më të çuditshëm rastin është se gruaja e kishte pas 17 dështime në të kaluarën.
Rasti i çuditshëm është shënuar në Indi, raporton Daily Mail, ku Lytina Kaur i kishte thuajse të humbura shpresat se një ditë do bëhej nënë e ndonjë fëmije, e jo më të imagjinonte se do të kishte 4 vajza.
Mjekët i kishin thënë se shanset që ajo do të lindte fëmijë ishin tepër të vogla, pasi kur ajo ishte 17 vjeçe i ishte nënshtruar një terapie kundër kancerit, luftë nga e cila kishte dalë fituese.
Ajo u martua në vitin 2007 dhe në vitin 2010 mbeti për herë të parë shtatzënë, por nga ky moment ajo do të pësonte në harkun e 5 viteve 17 dështime.
Por ajo nuk u dorëzua, duke i u nënshtruar disa kurave që dukeshin se nuk po jepnin efekt deri në shkurt të 2015-s, kur ajo zbuloi se ishte sërish shtatzënë. Në shtator 2015 ajo solli në jetë vajzën e parë Kiran, në nëntor të të njëjtit vit lindi vajzat binjake, Kajal dhe Kavita.
Por ndërsa po sillte në jetë binjaket, ajo zbuloi se ishe sërish shtatzënë, duke sjellë në jetë në qershor të 2016-s vajzën e katërt Kiyara./ Top Channel