Aktivisti Sazan Guri me një grup aktivistesh te tjerë te Shoqerise Civile po organizojnë një proteste qytetare kundër censures ne Media. Ajo eshte menduar te filloi te marten ne oren 12.00 nga institucioni i Autoritetit te Mediave AudioVizive (AMA) per te vazhduar te Bashkia e Tiranes dhe kryeministria si tre insticionet qe sipas ketij grupimi jo politik po bejne te pamunduren per te kufizuar Lirine e Medias.
Ja mesazhi qe aktivisti Sazan Guri i dergon te gjithe miqve te tij dhe te Medias
“Miku im i medias, nese me lejon te theras keshtu.. Sic e dini, fjala e lire po vritet, 16 emisione sociale mbyllur, mbi 5 gazetare dhunuar e perjashtuar, dokumentare te censuruara, mjaftojne te mbidhemi per ata, per ju, per vete.
Ndaj te marten, dt 17, ora 12 te AMA, pastaj te Bashkia, me pas te Kryeministri. Ne do jemi mbi 150 veta, po mundet te na ndihmoni me 20-30 persona.
Ne mbledhjen bërthame te Aleancës mbrojtëse vlerave Kombëtare, me 30 veta, e menduam si vlere, bashkëpunimin me ju. Jeni te mirëpritur. Te lutem nje pergjigje, quhet edhe jo. Flm Sazan Guri”