Ditën e sotme është risjell në vëmendjen e publikut një foto e moderatores Floriana Garo duke u puthur me ish banoren e Big Brother, Ilda Gega.
Në shumë media rozë ajo është komentuar si “skandaloze” dhe është aluduar për një orientim homoseksual nga ana e prezantueses së “Jo vetëm modë.”
Opinion.al ka kontaktuar me Florianën për të sqaruar rrethanat dhe momentin e shkrepjes së kësaj fotografie. Ajo e ka cilësuar si një foto artistike të bërë shumë kohë më parë, rreth viteve 2005-2006 dhe ka qenë e publikuar në forumet e asaj kohe./opinion.al