Punëtorët që po gërmojnë te rrënojat e ish-stadiumit “Qemal Stafa” ne Tirane kanë mbetur të habitur kur gjatë punimeve me mjete të rënda ka dalë në dritë një tunel gjigant.
Disa metra nën tokë, tuneli rrethor i forcuar me një shtresë të trashë betoni është shfaqur gjatë gërmimeve me eksavator, raporton Newsbomb.al. Dyshimet e para kanë qenë se bëhet fjalë për një tunel tjetër të kohës së komunizmit, por ka rezultuar të jetë edhe më i vjetër.
Besohet se tuneli është ndërtuar nga italianët gjatë kohës së pushtimit të Tiranës, dhe ka patur si qëllim mbledhjen e ujërave të një përroi që kalonte përmes asaj zone. Megjithatë nuk dihet nëse ekspertët kanë shkuar në vend për ta inspektuar nga afër. /Newsbomb.al