Home KRYESORE Gjermania reagon ashpër ndaj fjalimit të Donald Trump. Telefonata e Obames me...

Gjermania reagon ashpër ndaj fjalimit të Donald Trump. Telefonata e Obames me Merkel.

Zëvendës kancelari i Gjermanisë ka akuzuar Donald Trump për dhënien e fjalimit të inaugurimit me “tone të larta nacionaliste”.
Sigmar Gabriel shtoi se biznesmeni është zgjedhur si rezultat i “radikalizmit të keq” në SHBA.

Politikani i bëri këto komente në një intervistë televizive, transmeton Gazeta Express. Trump u betua zyrtarisht si Presidenti i 45-të i SHBA-së, së bashku me Zëvendës Presidentit Mike Pence.

Telefonata e fundit e Barack Obamas si President i Shteteve të Bashkuara ka qenë me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Obama e falenderoi Merkel për “lidershipin kurajoz dhe të fortë” dhe i shprehu “mirënjohje për miqësinë”

Shtëpia e Bardhë deklaroi se Obama, ndërsa ka kujtuar miqësinë tetëvjeçare, i uroi Merkelit fat në sfidat e ardhshme.

Obama i dha sot “lamtumirën” Shtëpisë së Bardhë, pas betimit të Donald Trump si President i ri i SHBA.

Ndërsa Angela Merkel, në fund të mandatit të tretë si kancelare, ka shpallur kandidaturën për mandatin e katërt në zgjedhjet e vjeshtës së këtij viti.

Share: