Home KRYESORE Grabitësit me maska lidhin rojen e fabrikës në autostradë!

Grabitësit me maska lidhin rojen e fabrikës në autostradë!

Persona me maska dhe të armatosur kanë grabitur fabrikën e sheqerit, duke lidhur e terrorizuar rojen e duke rrëmbyer paratë aty.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:20 në rrugën dytësore Vorë-Tiranë. Sipas saj, 3 persona të paidentifikuar, me maska dhe të dyshuar të armatosur, kanë hyrë nga muri i pasëm i fabrikës, ku kanë lidhur rojen dhe u kanë marrë celularët, më pas kanë hapur me forcë kasafortën ku kanë marrë 140.000 Lekë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.

Share: