Home KRYESORE Gruevski pranon paketën shqiptare, koalicioni qeverisës mes VMRO dhe BDI-së shpallet sot

Gruevski pranon paketën shqiptare, koalicioni qeverisës mes VMRO dhe BDI-së shpallet sot

Maqedonia pritet që të krijojë qeverinë e saj të re me arritjen e marrëveshjes mes VMRO-së së Gruevskit dhe BDI-së së Ali Ahmetit. Burime të Javanews kanë konfirmuar se dakortësia për koalicionin pritet të shpallet këtë të dielë rreth orës 17:00. Po ashtu Javaneës ka mësuar se partia shqiptare e Ahmetit do të marrë 8 portofole në qeveri, duke përfshirë poste kyçe si kreu i kuvendit dhe karrigia e Ministrit të Brendshëm.

Përmes burimeve Javanews ka mësuar se pas diskutimeve të gjata, Gruesvki ka “kapitulluar” dhe ka pranuar të gjithë kërkesat e palës shqiptare, ku ndër to përfshihet njohja e gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare në Maqedoni dhe përdorimi i saj në çdo nivel të administratës.

Në thelb duket se Gruevski ka kapitulluar pikërisht mbi ato pika ku dukej i patundur në nacionalizmin e tij : të shkojë përtej Ohrit duke njohur karakterin shtet-formues të shqiptareve në Maqedoni.

Tani përgjegjësia për respektimin e marrëveshjes së Ohrit bie sa te Gruevski, aq edhe te Ali ahmeti, duke qenë se kurre me pare nje parti shqiptare nuk ka qene kaq decisive per kryeministrin dhe qeverine maqedonase.

platforma kishte keto parime dhe objektiva :

– barazi etnike : mbeshtetje te iniciativave ligjore dhe kushtetuese për të perforcuar barazine etnike (ne emerimet ne Polici, gjyqesor, ushtri dhe sherbime sekrete, si dhe në vendimarrje dhe në shperndarjen e buxheteve dhe investimeve)

– barazi gjuhesore: ligj të posacem për perdorim të zgjeruar të gjuhes shqipe në cdo nivel te administrates,

– perfshirje e Shqiptareve ne bisedimet me Greqine për ceshtjen e emrit

– mbeshtetje e punes dhe mandatit të Prokurorise speciale – kerkese kyce e BE Dhe SHBA

– reforma ne arsim: më shume shkolla shqipe, dhe financime për Kulturën dhe memorjen historike të shaiptareve,

– reforma ne menaxhimin e buxheteve per komunat – me shume per komunat shqiptare/java

Share: