Home KRYESORE Habit Rexhep Qosja, propozon shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Habit Rexhep Qosja, propozon shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

I ftuar në ‘Zona e Debatit’ në Klan Kosova, Qosja tha veriu i Kosovës duhet t’i jepet Serbisë në këmbim të Luginës së Preshevës, ndërsa është shprehur i gatshëm të bisedojë me serbët për çështjen e kufijve.

Qosja ka deklaruar se e vetmja rrugë për të arritur tek një zgjidhje e qëndrueshme është që të ketë shkëmbim territoresh me Serbinë.

“Çështja serbe mund të zgjidhet duke u shkëputur një pjesë e Kosovës, veriut, dhe duke u bashkuar Lugina e Preshevës me Kosovën. Kjo nuk është e lehtë dhe ne mund të mendojmë se Serbia nuk do të pajtohet lehtë. Por, është koncept të cilin ne duhet ta kemi përpara gjithnjë”- ka thënë ai.

Sipas tij, tani për tani pajtimi i shqiptarëve dhe serbëve është utopik dhe i pamundshëm.

“Ata nuk e heqin mendjen nga një koncept i para 300-400 vjetëve. Serbia sundohet nga njerëz që jetojnë me mitologji”, ka thënë ai.

“Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen. Si do të zgjidhet problemi i veriut dhe Luginës së Preshevës varet nga ne dhe këmbëngulja e mençuria jonë. Por, ne do të bashkohemi”- tha Qosja

Share: