Home KRYESORE Haradinaj del sot para gjykatës. Diplomatët kosovarë në Francë: Do të lirohet.

Haradinaj del sot para gjykatës. Diplomatët kosovarë në Francë: Do të lirohet.

Diplomatët kosovarë të akredituar në Paris kanë vizituar në Qendrën e Paraburgimit në Saint-Louis të Francës, kreun e AAK-së Ramush Haradinaj, i cili u ndalua mbrëmë nga autoritetet franceze në aeroportin e Basel Mulhouse Freiburg.

Njëri prej këtyre diplomatëve ka treguar për Gazetën Express se ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit që u arrestua në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, pasdite del para Gjykatës franceze.

Ai u shfaq i bindur se pasi Haradinaj të dalë para trupit gjykues do të lirohet…

Share: