Home KRYESORE Horoskopi, 13 janar 2017

Horoskopi, 13 janar 2017

Dashi

Duket se ndikimi negativ i yjeve (me Saturnin në radhë të parë) është zbehur dhe sot pritet një ditë më e qetë, që do të bëjë të rikuperoni energjitë. Hëna stimulon nostalgjitë e vjetra.

Demi

Edhe pse po kaloni një periudhë jo edhe aq pozitive, dini të ruani administroni mirë situatën e të mos e humbni mendjen, duke u bërë pikë referimi për të tjerët.  Merkuri mund të jetë një alet i mirë.

Binjakët

Me një Hënë kaq “zevzeke” në shenjë, me siguri që nuk do ta keni aspak të lehtë të bini dakord me të tjerët, e jo më të flitet për ndjenja të bukura. Edhe në planin e pinës jeni disi të ngathët.

Gaforrja

Aftësia për të ndërmarrë veprime të shpejta e efikase sot stimulohet së tepërmi nga ndikimi i Marsit, kështu që nuk do ta keni shumë problem nëse iu paraqitet një rast i tillë.

Luani

Duket se edhe “kontrastet” e yjeve në shenjën tuaj do të jenë të shumta, por nga kjo mund të përfitoni diçka që do t’ju vlejë për perspektivën. Një mik ju zhgënjen dhe ju indinjon.

Virgjëresha

Përsëri sot pritet që dita të jetë mjaft pozitive, sidomos në planin profesional, ku ju presin iniciativa të reja. Një takim i ri sot mund të bëjë të ndryshoni një program të mëparshëm.

Peshorja

Duket se sot është një kuadër yjor jo shumë favorizues për ju që i përkisni kësaj shenje, prandaj ju këshillohet të tregoni shumë kujdes dhe të mateni shumë para se të hidhni një hap.

Akrepi

Parashikohet një ditë e mirë për shkak të një kuadri yjor shumë pozitiv në qiellin  tuaj, ku spikasin planetët si Afërdita deh Urani. Në dashuri mund të rihapet një çështje e vjetër.

Shigjetari

Sot pritet që dita të jetë me shumë zhvillime e ndoshta që në orët e para duke ju zënë ndoshta në befasi. Edhe një herë ju këshillohet të mos e teproni me shpenzimet pa asnjë kriter.

Bricjapi

Do të keni jeni të tunduar nga një ofertë apo propozim që ju bëhet, por duhet që t’i shihni gjërat me qetësi, para se të jepni fjalën. Është moment më i përshtatshëm për të reflektuar.

Ujori

Përpiquni të qëndroni sa më larg njerëzve që ju bëjnë lajka, e që synojnë vetëm t’ju shfrytëzojnë për aftësitë e cilësitë që keni. Një takim i papritur ju bën të ndjeheni të lumtur.

Peshqit

Duket se do të jetë një ditë mjaft e mirë për aktivitetin tuaj në përgjithësi, pasi Merkuri ju mbështet në të gjitha drejtimet. Nga ana tjetër, ylli i dashurisë, Afërdita  stimulon erosin.

Share: