Home KRYESORE Ikën nga LSI dhe bashkohet me Blushin? Reagon Ylli Manjani!

Ikën nga LSI dhe bashkohet me Blushin? Reagon Ylli Manjani!

Ministri i Drejtësisë në detyrë, Ylli Manjani nuk e fshehu irritimin e tij edhe ndaj kreut të LSI-së, Ilir Meta për shkarkimin nga detyra nga kryeministri Rama.

Ai tha në konferencën për shtyp të largimit nga detyra se nëse nuk do të jetë pjesë e LSI-së, do të vijojë karrierën në fushën e avokatisë.

Menjëherë pas kësaj konference të shumtë ishin zërat për largimin e Manjanit nga partia e Ilir Metës.

Gjatë pasdites në media doli edhe një variant sipas të cilit Manjani do ti bashkohet Ben Blushit te “Libra”.

“Panorama” e kontaktoi zotin Manjani për ta pyetur nëse do të largohet nga LSI, tani që nuk është më ministër i Drejtësisë.

“Vetëm Fuga (drejtori i Informacionit të kryeministrit Rama) e mendon këtë lajm”, ishte përgjigjja e shkurtër e Manjanit.

Share: