Roma ka rritur vigjilencën ndaj sulmeve terroriste nga rekrutët shqiptarë të Shtetit Islamik me bazë në Itali, njoftoi javën e kaluar gazeta italiane La Repubblica (7 janar).
Por e kontaktuar nga EurActiv.com, ambasadorja e Shqipërisë në Bruksel, Suela Janina, tha se raporti ishte i rreme dhe nuk citon asnjë burim.
Sipas La Repubblica, kërcënimi terrorist për Italinë nuk vjen nga emigrantëve të dëshpëruar që kërkojnë një jetë më të mirë, por në të kundërt nga fshatrat shqiptare, “të cilat kanë ngritur flamujt e Shtetit Islamik”.
Raporti fokusohet në fshatrat në kufi me Kosovën dhe ka cituar një burim nga shërbimet e inteligjencës italiane të ketë thënë, ” është një fuçi baruti, Italia është vend i ekspozuar”.
Që nga lindja e Shtetit Islamik, një numër i konsiderueshëm i luftëtarëve të huaj janë rekrutuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë luftëtarë nga Shqipëria.
Megjithatë, raporti thotë se rrjedha nga Siria në vitin e kaluar është zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme për shkak të “thellimin e radikalizmit” në Shqipëri kohëve të fundit.
Një realitet i shtrembëruar
“Na vjen keq që shohim në një gazetë të respektuar një artikull shtrembërues në lidhje me lajme të rreme se flamujt e Shtetit Islamik janë patë të valëviten në fshatrat shqiptare”, tha ambasadorja Suela Janina për EurActiv.com, duke shtuar se të vetmit flamuj që valëviten në vendin e saj janë ato të shtetit shqiptar dhe partnerëve të saj të ngushtë, NATO dhe BE.
“Pa dashur të spekuloj mbi burimet që ka përdorur gazeta, dua të them se lajmi nuk vjen nga një burim i besueshëm i informacionit në këtë çështje, dhe të tilla quhen vetëm ato që vijnë nga një bashkëpunim intensiv mes agjencive të sigurisë dhe zbatimit të ligjit të Shqipërisë dhe Italisë, si dhe me të tjera vende partnere”, vuri në dukje diplomatja, duke shtuar se janë marrë të gjitha masat për të kundërshtuar rrezikun e terrorizmit dhe luftëtarëve të huaj të kthyer.