Home KRYESORE “LA STAMPA” – Qytetarët masakrohen nga telefonanat Call-Center? BE-ja, prefiks unik për...

“LA STAMPA” – Qytetarët masakrohen nga telefonanat Call-Center? BE-ja, prefiks unik për këtë biznes

Në Itali ka 115 milionë linja telefonike, përfshirë ato fikse dhe të lëvizshme. Vetëm një milion e gjysmë është e mbrojtur (por jo me garantim total të paprekshmërisë) nga telefonatat e telemarketingut agresiv. Pengesa ekziston, quhet Regjistri i kundërshtimit, përgfshin pak më shumë se një për qind të shërbimeve (asnjë prej atyre të lëvizshme) dhe jo të gjitha kompanitë e telemarketingut janë aq korrektë sa ta respektojnë.

Çdo ditë, mbi qytetarët vërshon një stuhi ofertash në dukje të mahnitshme: për gazin, energjinë elektrike, telefona, për sigurimin e makinave. Operatorët këmbëngulës bëjnë punën e tyre: të të bindin me çdo kusht. Ndonjëherë kanë sukses: mbrojtja psikologjike, shpesh te të moshuarit, është më e lehtë për t’u thyer.

Tani thirrjet telefonike vijnë nga numra më të parrezikshëm: prefikset italiane (edhe pse agjencitë Call-Center gjenden jashtë vendit), më së shumti me prefikse nga Milanoja dhe Roma.

Një prefiks

Ky nuk është problem vetëm në vendin tonë. Prandaj Evropa institucionale ka dalë me një ide të thjeshtë. Një prefiks i veçantë për të gjithë tele-operatorët e marketingut. Ky është një propozim i paraqitur në një projekt-rregullore të Komisionit Evropian javët e fundit. Komisioni sugjeron se operatorëve edhe mund t’u duhet të paguajnë një tarifë për të marrë prefiksin dhe numrat.

Kjo është më e thjeshta e zgjidhjeve. A do të miratohet në Itali? Askush nuk e beson. Jo vetëm për shkak se legjislacioni është ndër më tolerantët në kontinent, por edhe për shkak se përpjekjet e deritanishme për ta rregulluar disi këtë biznes nuk kanë pasur aq shumë sukses.

Arsyeja? Edhe pse askush nuk e thotë në mënyrë të qartë, ndërhyrja shumë radikale mund të ulë në gjunjë një sektor që punëson rreth 40.000 punonjës.

Share: