Home KRYESORE Luan Rama: SHISH informoi për Balilin, policia nuk e arrestoi

Luan Rama: SHISH informoi për Balilin, policia nuk e arrestoi

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama tha se Ilir Metës ia kërkuan në SHBA që të përshpejtohej kapja e këtij personi dhe se Policia nuk ka vepruar si duhet deri tani.

“Zoti Meta këtë nuk mund t’ia kërkonte ministrit të kulturës apo drejtorit të mbrojtjes së monumenteve. A ishte kjo një rast për të thënë që policia ka dështuar? Pse nuk ka dështuar? Ndaj na duhet këshilli i sigurisë për të parë nëse kanë funksionuar të gjitha hallkat. Sepse duhet të pyesim a ka pasur sinjale nga shërbimi informativ. Çfarë ka bërë prokuroria? Unë kam të dhëna që SHISH ka dhënë informacione dhe policia nuk ka reaguar. E pranoi vetë ambasadori që i kishte kërkuar policisë dhe prokurorisë para 7 muajsh ta arrestojnë” – tha Luan Rama tashme edhe si kryetar i grupit parlamentar te LSI.

Share: