Home KRYESORE Maqedonia e Gruevskit, Maqedonia e Zaevit apo Maqedonia Euroatlantike?

Maqedonia e Gruevskit, Maqedonia e Zaevit apo Maqedonia Euroatlantike?

Nga Arian Galdini

U bera kurioz e ia nisa te kerkoj burimet e informacioneve qe kane filluar te gelojne ne mediat e Maqedonise dhe Shqiperise, per te kuptuar se perse Zoran Zaevi qenka nje ‘gur shahu’ i Sorosit. Te gjitha burimet me coni tek Gruevski dhe Partia e tij. Me kete nuk po them se eshte krejt e pamundur, por per natyre une kurre nuk mar persiper te besoj, perkufizoj apo permbyll cdo forme mendimi per dike, nese nuk kam nje panorame sa me teresore te burimeve te informacionit, vete imformacionit, dijenive per te dhe veprimtarise e fjaleve te thene e te shkruara prej tij/saj.

Per fat te mire, kam pasur fatin te takohem me Nikolla Gruevskin para se te behej Kryeminister dhe pasi u be Kryeminister. Cka nuk me shqitet nga mendja eshte gatishmeria e tij per te bere gjithcka, per te hyre ne cdo dere e porte kompromisi, ne menyre qe te behej djali i preferuar i Perendimit.

Dhe askush nuk ka asnje dyshim se ne vitet e para te qeverisjes se tij, Nikolla Gruevski ka qene nje nder lideret ballkanike me te pelqyer e mbeshtetur prej Perendimit.

Sa me shume Gruevski ia nisi te zhytej ne despotizem, korrupsion e arbitrarizem, aq me pak gjente dyer te hapura ne Perendim, kesisoj nuk ngurroi te nderroje krejtesisht lekure.

Ne 10 vitet e qeverisjes se tij Gruevski u be kandra e Kafkes. I dolen kthetrat nacionaliste, u egersua me Perendimin, nisi te ledhatohej me Putinin dhe perthelloi mekanizmat e autoritarizmit, represionit shteteror, banditizmit dhe shantazheve. Nga djali i pelqyer i Perendimit, Nikolla Gruevski u be lideri antishqiptar, antiperendim dhe antistabilitet.

Represioni shteteror kunder shqiptareve, proceset e montuara, vrasjet e shqiptareve te Shqiperise ne kufi, korruptimi, pergjimi, depersonalizimi dhe shantazhimi i klases politike shqiptare atje, ishin vetem maja e asjbergut te nje politike thellesisht antishqiptar prej Gruevskit.

Meqe po flasim per Sorosin, mund tju them se Gruevski ka perfituar nga sherbimet mbeshtetese te Sorosit ne fillimet e ngritjes se yllit te tij politik e ne vitet e para te qeverisjes.

Pra nuk eshte se Gruevski ka qene ndonje antisoroist apo parimor i thekur ndonjehere. Ai eshte mirefilli nje marifetci pushtetesh qe nderlidhet apo urrehet me te tjeret ne varesi te nevojes e interesit te tij per pushtet.

Sot Nikolla Gruevski eshte ne diten e tij me te keqe. Perendimi nuk e do me. Shqiptaret nuk e duan fare. Por edhe Maqedonasit nuk e duan me perderisa e kane pergjysmuar dashurine per te, me gjithe baterdine propagandistike nacionaliste qe ai ka shpalosur.

Ndaj Gruevski, po shfrytezon ditet e tij te fundit si Mandatar, per te percare shqiptaret. Shqiptare te keqinj e te shitur, e kane keshilluar ate me kujees per kete kontekstin antisoroist qe eshte ngritur ne Shqiperi, per shkak te keqeverisjes Rama dhe lidhjeve te saj flagrante me Infrastrukturen Soros.

Me mjeshteri mediatike te dirigjuar po nga shqiptare te ligj e shpirtshitur atje ne Maqedoni, Nikolla Gruevski ka gjetur menjehere audiencen e tij te pelqyeshmerise dhe mbeshtetjes ne disa media dhe gazetare te caktuar.

Gruevski thote se Zaevi eshte i Sorosit. Media e gazetare ne Shqiperi, bucasin se Zaevi eshte i Sorosit. Meqe Sorosi eshte i provuar shkaktar apo bashkefajtor ne projektin qeverises Rama per Shqiperine, atehere edhe Zaevi i Maqedonise duhet te konsiderohet rrezik dhe armik.

Ndaj, me mire te mbajme Gruevskin ne pushtet se Gruevski nuk eshte me Sorosin.

Ka edhe te tjere qe shkojne me tej. Thone se meqe Zaevi eshte me Sorosin, atehere Donald Trumpi qe eshte kunder Sorosit, i bie te jete me Gruevskin.

Se ku i gjejne keta gazetare e keto media keto informacione e silogjizma, une nuk e di. Por nese nuk jane te ligj apo te shitur, se paku jane naive. Une akuza nuk bej dot, ndaj po qendroj ketu, duke i quajtur naive.

Asnje prove nuk ka, asnje burim serioz imformacioni nuk ekziston se Zaevi eshte i Sorosit.

Asnje prove nuk ka, asnje burim serioz informacioni nuk ekziston se Donald Trumpi mbeshtet Gruevskin.

Perkunderazi.

Perendimi i teri i bashkuar, nuk e mbeshtet me fare Gruevskin. Perendimi i teri i bashkuar, e kur them i bashkuar, kam parasysh edhe Adminsitraten e re Trump ne SHBA, nuk mbeshtesin ne asnje menyre nje njeri si Gruevski, qartesisht antishqiptar i provuar e sprovuar, antiperendimor i deklaruar dhe cenues e prishes i stabilitetit i shpalosur.

A do te thote kjo se Maqeronia duhet te behet e Zaevit? Nuk e di. Nuk ka pike rendesie.

Cka eshte me rendesi bazike, themelore, eshte qe shqiptaret ne Maqedoni te qendrojne te bashkuar, te mbrojne bashkimin e tyre ne deklaraten qe e kane nenshkruar dhe te mos ia japin qeverisjen askujt qe nuk e ben Maqedonine te drejte, te barabarte per cdo qytetar e mbi te gjitha Euroatlantike.

Cdo loje qe luhet me kete palacollikun Zaevi i Sorosit, prandaj ne mbajme Gruevskin, eshte per te percare shqiptaret ne Tirane dhe Kosove, e pasketaj ata atje ne Maqedoni.

E vetmja pergjegjshmeri qe kerkohet nga ne ketu ne Tirane dhe nga Prishtina eshte qe te mbrojme e mbeshtesim bashkimin e shqiptareve te Maqedonise ne nje Axhende Shqiptare per nje Maqedoni Multifetare, Multietnike dhe Euroatlantike, sipas edhe deklarates se perbashket qe ata e kane firmosur dhe vulosur.

Gjithcka tjeter eshte maskarade prej shqiptaresh te shitur qe duan ta shesin Gruevskin si te pranueshem, meqe Zaevin e ka Sorosi.

Se te kujt jane Zaevi dhe Gruevski, eshte ceshtja e tyre. Kjo nuk eshte fare nje ceshtja jone. Ne duhet te jemi te shqiptareve. Shqiptaret atje duhet te jene te shqiptareve.

Po u sollen te tille, po qendruam shqiptare te mire, per shqiptaret, atehere asgje nuk e prish bashkimin. Bashkimin e shqiptareve e prishin shqiptaret qe jane per Gruevskin, Zaevin apo Sorosin.

Shqiptaret e vertete jane vetem per shqiptaret. Dhe nese ne ketu ne Tirane dhe Prishtine do jemi ndershmerisht dhe pergjegjshmerisht me shqiptaret ne Maqedoni, eshte e sigurte se bashkimi i shqiptareve atje do ta beje Maqedonine ti shkoje pas fillit Axhendes shqiptare per nje Maqedoni Multietnike, Multifetare dhe Euroatlantike.

Dhe kete e them une qe jam nje shqiptar qe kam aq lidhje me Sorosin, sa kam me lehjen e qenit tim ne hene. Meqe ra fjala une nuk kam fare qen.

Share: