Nga Nikollaq Neranxi
Ndodhi ajo që ne e kishim parashikuar. Taksa e infrastrukturës, e rritur në mënyrë absurde vitin e kaluar nga 4 në 8%, do t’ju faturohet konsumatorëve!
Të gjithë ata që po mendojnë të blejnë një shtëpi të re apo dyqan, do të përballen me çmime shumë më të larta. Ju kujtojmë se Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë qe une drejtoj, i çoi këto taksa në Gjykatë Kushtetuese dhe një nga argumentat, ishte se taksat ishin rritur pa një studim dhe ishin të papërballueshme për fitimet që kishin sipërmarrësit.
Institucionet e një shteti normal, që mendon sinqerisht për qytetarët e tij dhe jo të investohet vetëm në propagandë, duhet që kur të llogarisë taksat, të mendojë që sipërmarrësit t’i ngelet një fitim normal, që shteti të marrë taksa që sipëmarrësi ka mundësi t’i paguajë, në mënyrë që në fund edhe produkti që i shitet qytetarit, të ketë një çmim të përballueshëm prej tij.
Ne në betejën tonë ligjore fituam vetëm mos vjeljen e taksave për dy muaj si pasojë e aplikimit të paketës para se të publikohet në fletoren zyrtare.
Mund të kishim rrëzuar edhe taksën e infrastrukturës , por ne nuk u përkrahëm nga asnjë shoqatë dhe dihet arsyeja, sepse kryetarët e tyre kanë interesa klienteliste me pushtetarët.
Këtë shpjegim po e jap në mënyrë që tani e mbrapa, kur të paguani çdo gjë më shtrenjtë, ta dini se kush e ka fajin.
Ditën që ne humbëm pjeserisht betejën në Kushtetuese, një media që i shërben deri në neveri Veliajt, lajmin e dha me këtë titull: “Fiton Bashkia e Tiranës në Kushtetuese!”
Mirëpo eunuku i pushtetit, nuk na tha se kush humbet. Dhe ata që humbasin në këto raste janë qytetarët, si sipërmarrës të ndershëm dhe si konsumatorë.
Megjithatë ju bëj me dije se Shoqata e Tregtarëve ku unë jam Kryetar, nuk është dorëzuar akoma.
Ne kemi çuar në Gjykatën e Lartë të gjitha tarifat e llogaritura në mënyrë abuzive nga Bashkia e Tiranës si; taksa e arsimit, e pastrimit, e tabelës, hapësirës publike etj dhe mbetemi shpresëplotë që do të fitojmë, sepse e drejta është në anën tonë, në anën e qytetarëve të ndershëm.