Home KRYESORE “NEW YORK TIMES” – Kabineti i Trampit: më i bardhi dhe më...

“NEW YORK TIMES” – Kabineti i Trampit: më i bardhi dhe më mashkullori që nga Regani

Kabineti i presidentit Tramp deri tani përmban përqindjen më të vogël të femrave dhe njerëzve me ngjyrë se kabinetet paraardhëse të Barak Obamës, Xhorxh Bushit, Bill Klinton dhe Xhorxh Bushit të vjetër.

Nëse gjithë të nominuarit e zotit Tramp do të konfirmohen, atëherë gratë dhe njerëzit me ngjyrë do të përbëjnë pesë nga 22 anëtarë të kabinetit.

“Donald Trampi është mjaft mbrapa në përfaqësimin e diversitetit në kabinet”, thotë Shkolla Vagner e Shërbimeve Publike Universitetin e Nju Jorkut. Këta pesë anëtarë do të mbajnë disa nga pozicionet më të ulëta. Asnjë prej tyre nuk do të jenë në të ashtuquajturën qeveri e brendshme, ku përfshihen sekretarët (ministrat).

Në pozicionet kyçe në administratë bëjnë pjesë edhe figura të larta si ambasadori në Kombet e Bashkuara dhe Zyrën e Menaxhimit dhe të Buxhetit, por ato nuk konsiderohen tradicionalisht pjesë e kabinetit.

Historikisht, gratë e bardha janë emëruar në pozita të brendshme të kabinetit përpara burrave dhe grave me ngjyrë. Medlin Ollbrajti shërbeu si sekretare shteti gjatë mandatit të dytë të Bill Klintonit dhe Xhenet Reno shërbeu si prokurore e përgjithshme gjatë të dy mandateve të tij.

Personi i parë me ngjyrë në krye të Departamentit të Shtetit ishte Kolin Pauell në vitin 2001. Erik Holder, i emëruar nga Presidenti Obama në vitin 2009, ishte i pari prokuror i përgjithshëm me ngjyrë.

Sekretari i thesarit dhe i sekretari i mbrojtjes nuk kanë qenë kurrë gra ose persona me ngjyrë. Zgjedhjet e zotit Tramp e kanë vazhduar këtë model.

Share: