Home KRYESORE Nga Cikli: Mos i hap rruge budallait…

Nga Cikli: Mos i hap rruge budallait…

Nga Dritan Shano

E ardhmja është zbulimi, është dhurata e Zotit për secilin nga ne. Ajo është besimi për të zbuluar, për të ngjitur shkallën e parë, edhe pse nuk e sheh shkallën e fundit.

Ecejaku rrumbullak në të shkuarën, është më së shpeshti keqardhje e rrallëherë mësim. E shkuara vlen për të ardhmen vetëm nëse i ke nxjerrë mësimet e tua prej saj. Përndryshe është si një përjetim në kufijtë e nekrofilisë.

Lum miku, nëse sot, e ardhmja të duket më e keqe se e shkuara, nëse e shkuara të duket më e rëndësishme se e ardhmja, nëse zgjidhjet për të ardhmen i gjen në të shkuarën, atëhere ke vdekur.

Se kështu ndjehesh më ngrohtë, më i sigurtë, se e shkuara nuk ka më rrezik, uri, sprova… Vetë ndjehem shumë gjallë. Uroj dhe secili prej jush në këtë ditë të bekuar! Gëzuar!

Share: