Ditët e ftohta me temperatura nën zero pritet të kthehen sërish. Sinoptikanët parashikojnë që në ditët në vijim të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave.
Të dhënat e fundit nga Meteoalb tregojnë se temperaturat kanë nisur të ulen ndjeshëm duke filluar që nga kjo e martë.
“Orët e ardhshme, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave, të cilat më të dendura do të jenë në zonat malore. Parashikohet që nesër të ketë shtim të vranësirave duke gjeneruar shira në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje debore”,- njofton Meteoalb.
Ulja e temperaturave do të vijojë edhe gjatë fundjavës, kur pritet që moti të jetë edhe më i ftohtë.
“Duke filluar që nga dita e mërkurë dhe deri në fund të javës, moti do të jetë i kthjellët, por i ftohtë. Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme ditën e premte dhe gjatë gjithë fundjavës”, thuhet në parashikim./360grade.al