Home KRYESORE Për kujtesë ndaj Zgjedhjeve te 2017

Për kujtesë ndaj Zgjedhjeve te 2017

Nga Frederik Ruço

Qytetarëve, duhet t’iu mbushet mendia njëherë e përgjithmon se, demokracia ‘’Aristoteliane’’ nuk vjen me politikanbërsit aktual dhe, atyreve që i u vinë pas. Teorikisht në demokracin rreale përfshihen, studimi dhe krahasimi i demokracisë në nivele ndërkombëtare e cila merret me parashikimin e të ardhmes së demokracisë, duke u mbështetur e studiuar perfekt atë, pra, të së kaluarës, të sotmes e të adhmes, si dhe, të tendencave që mund të dalin për të ardhmen. Atëherë mund të arrimë në nivele të kënaqëshme për të kollandrisur jetën e qytetarëve, ku debatet që do të dalin, nga akademik të specializuar në fushat e ndryshme të jetës, pasqyrohen me interpret shkencor e profesional. Ky studim do të bëjë evulimin e suksesshëm e të pandalshëm për demokratizimin e njeriut; ( njerëzve ). Ky citim i më sipërm, duhet të vlejë për të pasur kujdes, çfar thuhet më poshtë.

Kur je i lirë nuk ja di rëndësin asaj; por kur të merret ajo; për një kohë të gjatë dhe, po të jepet mundësia për ta rimarë atë përsëri; atëhere do t’ia dishë vlerën lirisë. Dhe, vetëm kur do ta kuptosh se sa e rëndësishme është ajo; duhet ta mbrosh me ç’do kusht për ta jetuar atë, para se të ndodhë të ta rimarrin përsëri.

Qershori i vitit 2017 do na sjellë zgjedhje për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Si rrjedhojë më duhet t’i tërheq vëmendjen opinionit publik; në veçanti shtresës së të përndjekurve politik, që unë i përkas. Më duhet t’i rikthehem memorjes se si janë përdorur vlerat kombëtare të kësaj shtrese nga dy partit e mëdha PD PS; pa anashkaluar oborrin partiak që lëpihen pas tyre për një cop karrike pa këmbë. Më poshtë po citoj shkrimin që e kamë bërë para pesë (5) vjetësh.

Nuk e lexoj gazetën shekulli ndonjëherë, gazetën në fjalë të datës 07|10|2012 ma dha një koleg imi, “lexoje më tha” kishte një shkrim me autore Zonjën a po Zonjusha Genta Kaloci, ku i bëhesh thirrje të përndjekurve politik të strehoen në PS; gjithmonë kam respekt të veçantë për ata që shkruajn. Theksoj;se nuk kam asnjë ambicje pçr të marrë në përdorim emra partish pçr shfrytëzim, por thjesht i bëj thirrje shtresës që më takon.

Autores në fjalë; nuk mund t’i heqësh asnjë fjali dhe presje, sepse çdo mendim i saj të shprehur me shkrim në adresë të Berishës, është e merituar dhe e pa korigjueshme. Unë do t’i shtoja këti shkrimi akoma më shumë mbi çfarë ka bërë Berisha për të Burgosurit Politik dhe familjeve të tyre. Ai ka pohuar me gojën e tij: “kemi bërë gabime në qeverisjen e parë të PD për shtresën e të përndiekurve politik”. Unë do t’i thosha: jo gabime; por, “faje”.

Kur bëhet analizë politike nuk duhet të ketë mllefe, të cilat nuk i shërbejnë qëllimit. Qutetarët kanë nevojë tu shërbehet sa më mirë, për ç’do nevojë sociale që ju paraqitet. Kur qytetari nuk di të zgjedhë më të mirin, le t’a pësojë pastaj. Thuhet nga shumë servilë a po militant që i shërbejnë partive përkatëse, me teorira si: “Të formojmë mendje që mundë të jenë kritike, që mundë të verifikojnë dhe, jo të pranojnë ç’do gjë që u jepet” pra luajn rrolin e të ndershmit.

E nisa shkrimin tim, jo me qëllim të keq ndaj të lartë përmëndurës; përkundrazi, mendimi i sajë për këtë shtresë të harruar dhe, sidomos në këto momente, që e kanë nxjerë në ankant partitë politike për biznes politik e mbështes plotësisht. Me të drejtë e nderuara i bën thirrje qytetarëve për këtë shtresë që ta kenë për detyrë mbrojtjen e tyre e cila ka vuajtur mizorisht nga regjimi diktatorial enverist. Duke u nisur që i përkas kësaj shtrese, më duhet të jem vigjilent për ruajtjen e kësaj vlere kombëtare; që të mos bëhen përsëri preh e ujqërve të politikës. Kam qenë gjithmon pranë; por nuk kam pasur mundësinë t’i ndihmojë, se nuk më kanë lënë të infiltruarit në shoqatën e Ish të Burgosurve Politik dhe, pse kamë qenë anëtarë i kryesisë.

Për ironi të jetës Zoti (natyra) e ka krijuar gjallesën egocentrist për të mbi jetuar, pra ç’do qeliz e gjallë që lind ka një rrugë të domosdoshme për ta përshkuar e cila vdes për të mos u këthyer më. Por, qeliza ka rëndësi në ndërtimin e jetës; sikurse dhe një përgjegjësi; atë të jetëgjatsisë e të trashigimnisë ku brenda saj në qoftë se ngjizet me moral të lartë e gëzon njerëzimi, kjo e fundit kur ndahet në kombe të ndryshme quhet popull.

Popullit, kur i merret a po i shtypet liria rreagon. Në të gjitha revolucionet që nis turma; shtyhet nga dikush e këta janë dallkaukët që pastaj vihen në krye të pushtetit për të qeverisur. Qëllimi im është të mos ndodhë kjo dhe, të luftoj sa të mundem ndaj atyreve që duan ta përvetësojnë pandershmërisht karriken e pushtetit. Ata, në bashkëpunim me njerëzit e tyre, vihen në krye të pushtetit, këta quhen demagogët dhe dallkaukët e politikës. Për të gjitha rastet që kurë është krijuar për herë të parë qeveria në 1912 kështu është vepruar. Gjithmonë shtresa e mesme qytetare dhe ajo e varfër mbesin të persekutuar që do të thotë të poshtëruar.

Tani ju e nderuar i bëni thirrje shtresës që me të drejtë e quani të vuajtur ta çoni në dyert e PS. Kjo do të thotë: sikurse është ajo shprehja popullore; “shkon cjapi te kasapi”; për çfarë shkon i shkreti cjap? Dihet për t’u therur; atë doni dhe ju e nderuar? Ju përsëri për kapital politik e kërkoni shtresën më të persekutuar ndonjëherë në historin e popullit shqiptar? Duke e çuar përsëri në gojën e ujkut; te bijët e baballarëve të atyreve, që i vranë baballarët e kësaj shtrese? E nderuar; ju thoni: “ejani për t’u bledhur para selisë së Partisë Socialiste për t’u bërë pjesë në dhimbjen, vuajtjen, indinjatat e të ish të përndiekurve politik” ku më tutje thoni: “më zgjojë nga gjumi i thellë i një periudhe të vdekur”.

Më lartë të bëra një krahasim për qelizën e gjallë, e cila lind rritet shumohet dhe, ajo që shumon vdes; jo pa qëllim. Më ndiq me vëmendje e nderuar; gjithmonë do të kujtoj me mirënjohje; për deri sa ta bjeri rasti të takohemi ndonjëherë të bisedojmë për vlerësimin që ju i bëni kësaj shtrese. Diku më tutje brënda shkrimit thoni: “përgjigja ndaj kësaj pyetje janë fjalët e një të moshuari grevist që pas disa ditësh pa ushqim cilësor si të Berishës e shumë të tjerëve kishte një shikim të humbur në hapsirë”. Ka dhe shumë thënie prekse të tjera në shkrimin tuaj, por unë do të përqëndrohem tek dy thëniet që i kamë vënë në thonjëza.
Përpara se t’i komentoj; jam i detyruar të bëj një sivi shumë të shkurtër: quhem Frederik Taqo Refael Ruço; i biri Taqo Refael Ruço oficer i zogut, i plagosur tre herë në Luftën Ncional Çlirimtare, dënuar si armik i popullit me deputetët, i cili vdiq në burg në vitin 1979, jam nipi i oficer Lefter Ruço (vrarë me atentat) mbase e ke parë filmin të sajuar “I Teti në Bronx” flitet për të ndjerin xhaxhajn tim.

Jam gjithashtu nipi i Koço Ruço inxhiner ndërtimi (arqitekt mbaruar studimet në Austri) të cilin e mbytën në Lumin Vjosa. Tre të tjerë u arratisën, sepse i priste i njëjti fat. Jorgji Refael Ruço; këshilltar politik i Presidentit të SHBA për Lindjen dhe Kondëradmiral i Flotës së Gjashtë Amerikane;(këto mi kanë thënë sigurimi i shtetit diktatorial enverist, si kontrapeshë për të më bërë spiun, në të kundërt të pret internimi) Një dajë të pushkatuar, pedagog në Shkollën Harri Fulls dhe, një dajë tjetër mjek ushtarak veteriner, pjesëmarrës në L.N.ÇL. si gjithë të ndershmit që e donin Shqipërinë pa armiq, e liruan si të pa dëshiruar dhe, e interrnuan. Dajat dhe nëna janë nipër e mbesë të Kristoforidhit.

Nuk e kamë bërë këtë sivi për tu mburrur, por,për t’i thënë artikull shkruarës se këtë shtresë nuk mund t’a përdorni për kapital politik; them dhe tani që po shkruaj se nuk do ta përdorni më. Në rastin tim do të thoja; nuk kam pse të mburrem me të kaluarën e familjes sime, por çfarë kamë dhënë e do të jap për çështjen kombëtare. Familja më ka mbrujtur e formuar mendërisht që adoleshent; se çfarë rruge duhet të ndjek dhe, çfarë mund t’i jap kombit tim, qytetarëve të mi, familjes time etj. Shtresa e të përndjekurve nuk e lejon më vehten t’a përdorin, do të jemi të vëmendshëm dhe të ditur për t’u përfaqësuar vetë në këtë përbalosje politike të cilën e kanë çuar elitat politke pas 90’ave dhe paraardhësja enveriste.

Rinin e shtresës së të përndjekurve politik, dora e ngrohtë e Partis Punës e dhunoi deri në ekstrem. Ëndrrat e një të riu me përndjekje për t’i realizuar; regjimi diktatorial enverist ja përdhunojë. Tani po ju pyes Kush ka të drejtë t’i bëj thirrje të Burgosurve Politik bashkë me familjet e tyre t’i a po njerëzit që kanë vuajtur si unë? Në qoftë se i përket kësaj shtrese, prap kurrë nuk do ta falja thirrjen që i bëni kësaj shtrese për ta çuar në PS, për të vetmen arësye: se fillimisht, baballarët e tyre na sollën në këtë gjendje. Më pas, neokomunizmi i PD që na mori pçrsipër pçr të na mbrojtur si shtresë e përdori për kapital politik. Askush; përveç se ai që e ka hequr në kurriz do të dijë t’i çojë atje ku duhen fakirët e nëpërkëmbur.

Ku e gjeni atë kurajo t’i bëni thirrje kësaj shtresë për ta çuar tek baballarët e tyre që i vranë baballarët tanë? Ku qëndron zemra shpirti juaj i “dhimsur”? Ju në brendësi të shkrimit thoni: “Mos të harrojmë se ka dy lloj të vdekurish; ata që janë plot jetë që vdesin për të ruajtur karriken, korrupsionin e familjes “Berisha” dhe të oborrit të tij dhe ata që vdesin dita ditës duke bërë papagallin e Berishës për imazhin e Shqipërisë në se bëhen tubime dhe ngritje për të drejtat e tyre”. Në qoftë se nuk je e përndiekur si familjet tona; nuk ju takon ta çoni këtë masë të përndiekurish politik tek PSja dhe, as në ndonjë nga partit që ngroh vezët tek parti që e quajnë veten të djathtë, sepse do të bënit të njëjtën gjë që ju kritikoni në adresë të Berishës. Juve nuk ju takon as të kritikoni as të bëni thirrje të tilla; sepse e keni për kapital politik në favor të të dy krave. Mjaftë me demagogjira, nuk hahen më, jemi ngopur boll.

Tani, këto dy parti dihen se çfarë i kanë dhënë vendit, janë qeliza shterpë dhe të vjetëruara, pra e kanë të sigurtë vdekjen. Jo më kot kam bërë krahasimin më lartë: të gjithë gjallesat do të vdesin një ditë por është halli i trashëgimis. Duhet të mbjellim fidanishte me të rinjtë pavarsisht bindjeve të majta a po të djathta të dy palët të mendojnë për qytetarët shqiptar e jo kush të zërë karriken e pushtetit. E ndërsa kundruall këtyre dy partive me qeliza të vdekura që nuk kanë sjellë asgjë të hajrit gjatë këtyre 26 vjetëve në veçanti shtresës së të pçrndjekurve, duhet të dalë një elitë e re politike të udhëheqë qytetarët për t’i sjellur ditë më të mira në jetën sociale. Brezi i tretë, idytë dhe i parë duhet t’i vënë vetes përgjegjësi të jashtë zakonëshme: që shtresat në fjalë të mblidhen; jo për inters partiak e karrike pushtetore, por atë, të interesit të përgjithshëm të intelektualëve dhe qytetarëve të ndershëm shqiptar.

Një vemendje për brezin e parë; Lexoni sa më shumë libra, se libri është çelsi më i mirë për të hapur dijet e jetës, do të jeni më të vlefshëm për të siguruar një jetë sociale më të mirë qytetarëve dhe, në tërsi kombit shqiptr. Qëllimi kryesor i arsimimit tuaj është që të krijojë njerëz që janë të aftë të bëjnë gjëra të reja, jo thjesht të përsërisin atë që kanë bërë brezat e tjerë, por njerëz që janë krijues, zbulues e shpikës.

Share: