Home KRYESORE Përse nuk u arrit koalicioni VMRO-BDI?

Përse nuk u arrit koalicioni VMRO-BDI?

Dështimi i formimit të qeverisë së koalicionit VMRO-DPMNE – BDI ka surprizuar jo pak veta. Nisur nga bashkëpunimi mbi dhjetë-vjeçar mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, pjesa më e madhe e qytetarëve ishin gati të sigurtë se edhe këtë herë këto do të ishin partitë që do të krijonin qeverinë. Por deri tani, kjo gjë nuk ka ndodhur, të paktën jo me kryeministër Nikolla Gruevskin.

Por, çfarë ndodhi dhe përse ky koalicion nuk u formua?

Analisti Blerim Hyseni është i mendimit se VMRO-DPMNE, si pasojë e retorikës nacionaliste parazgjedhore, e kishte të pamundur të pranonte kërkesat e platformës së përbashkët të partive shqiptare, nga të cilat BDI nuk lëshoi pe.

“Dështimi i koalicionimit mes VMRO dhe BDI vlerësoj që ka arsye jo vetem si rrjedhoje e bashkepunimit te deritanishem por edhe rrethanat qe u krijuan me zgjedhjet e 11 dhjetorit. Asnje subjekt politik nuk arriti te marre numra te nevojshem te deputeteve per te krijuar shumice parlamentare pa votat e BDI.

E gjendur para sfidave te tilla por edhe para mundesive per te kushtezuar partnerin maqedonas, BDI inicoi dhe u arrit definimi i prioriteteve te perbashketa te subjekteve politike shqiptare ne nje platforme te ndermjetesuar nga Tirana dhe Prishtina zyrtare.

Kam bindjen se VMRO e gjendur ne nje situate me retorikë nacionaliste gjate zgjedhjeve dhe para kerkesave te platformes se perbashket per cilat BDI nuk leshoi pe fare dhe u beri oferte subjekteve maqedonase koalicionimi u be i pa mundshem”, deklaroi Hyseni për Portali Albeu.com.

Ndërkohë, edhe analisti Xhenis Sulimani, shprehet se platforma e nënshkruar nga partitë politike shqiptare, nuk i jepte BDI-së luksin të koaliciononte me partinë nacionaliste të VMRO-DPMNE-së, duke mos harruar gjithashtu faktin se VMRO-DPMNE që në fushatën parazgjedhore ka kundërshtuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe Prokurorinë Speciale Publike, gjë që tregon për përplasje parimesh dhe pamundësi për koalicion qeveritar mes VMRO-DPMNE-së dhe cilësdo parti tjetër shqiptare.

Sulimani gjithashtu ka thënë se Ivanov duhet që të tregohet përgjegjës dhe të respektojë Kushtetutën. Afati i mandatarit të parë skadoi, tani ai që do të sigurojë minimum 61 ulëse në Kuvend është mandatar i radhës.

“BDI dhe partitë shqiptare nënshkruese të Platformës urgjentisht duhet të nisin bisedimet me LSDM dhe t’i diskutojnë temat për një koalicion të mundshëm. Partitë shqiptare nuk duhet të lëvizin as një milimetër pas për dy pika të rëndësishme si zyrtarizimi i gjuhës shqipe dhe PSP. Për gjuhën LSDM ende se ka dhënë qëndrimin, ndërkaq në pikën për PSP edhe LSDM është në një linjë me partitë shqiptare”, ka deklaruar, analisti Sulimani./360grade.al

Share: