Home KRYESORE Petrit Vasili do të shkojë në Ministrinë e Drejtësisë me biçikletë?

Petrit Vasili do të shkojë në Ministrinë e Drejtësisë me biçikletë?

Mbas dekretimit të shkarkimit të Ylli Manjanit si minstër drejtësie, nga ana e Presidentit Nishani dhe votimi që do të bëhet të enjten që vjen, pritet ardhja e Petrit Vasilit në krye të kësaj Ministrije problematike tanimë. Mësohet nga burime të 360grade.al se Vasili, nuk ka qenë edhe fort i lumtur për këtë post, mbas largimit të zhurmshëm të Manjanit dhe ku me sa duket, përballjet me kryeministrin janë të destinuara të vijojnë edhe më tej, herët apo vonë.

Sepse, përveç të tjerave, është shumë e freskët deklarata e tij alarmante, në cilësinë e Kryetari të Grupit parlamentar të LSI, që porosiste ministrat dhe deputetët e Lsi dhe jo vetëm, që të kenë kujdes se në makinat e tyre mund të futet drogë nga Policia e Shtetit, për t’i ndotur ata në sytë e publikut dhe për të ngritur kësisoj kurthe para-zgjedhore.

Madje mësohet se ai ka bërë edhe një batutë, se ndoshta:”do t’i duhet të shkojë në Ministrinë e Drejtësisë me biçikletë, ose më mirëe me patina”, që të ruhet nga kurthet e miqve në bashkëqeverisje… /360grade.al

Share: