Vetura e djegur mbrëmjen e të martës, e cila përdorej nga aktori i njohur i teatrit Laert Vasili, dyshohet se është djegur për shkak të një qarku të shkurtër në sistemin elektrik.
Një fakt i tillë është pohuar nga specialistët e hetimit të krimeve të komisariatit nr.1, në kryeqytet. Ndërkaq i pyetur nga televizioni “Klan”, në lidhje telefonike Vasili pranoi djegien e autoveturës.
Por se sipas tij, djegia ka qenë aksidentale nga një defekt që mjeti i tij ka pasur në sistemin elektrik në motor. Sipas Vasilit, kjo gjë ishte konfirmuar edhe nga këqyrja që kishin kryer ekspertët kriminalistë dhe hetuesit e policisë. Vetura e markës “Renault”, që përdorej nga Vasili ishte në pronësi të një femre. Mjeti u dogj mbrëmjen e të martës në rrugën “Zonja Çurre”, në Tiranë, pranë tregut elektrik./lapsi.al