Policia austriake vuri në pranga një shqiptar 18-vjeçar që po planifikonte të kryente sulm terrorist në Vjenë. Ai kishte planifikuar të kryente sulmin mes datave 15 – 20 janar. Nuk bëhet ende i ditur identiteti i tij.
Mediat austriake thonë se shqiptari është pjesë e një grupi islamik radikal shqiptar me bazë në Austri. Shqiptari u arrestua në Vjenë. Thuhet se kanë qenë agjencitë e huaja sekrete që kanë informuar autoritetet austriake për ekzistencën e këtij grupi.
Ministri i Brendshëm i Austrisë, Wolfgang Sobotka i cili tre ditë më parë ndodhej në Tiranë tha në një konferencë për mediat se i dyshuari ishte emigrant. 18-vjeçari shqiptar mësohet se kishte udhëtuar këtë të premte nga Gjermania për në Austri, por u arrestua nga forcat speciale “Cobra”.
Shqiptari ishte simpatizant i ISIS. Autoritetet kanë zbuluar se sulmi do të kryej me një bombë artizanale që ishte përgatitur në Gjermani./lapsi.al/