Home KRYESORE Prokuroria zbarkon te AMA, kërkon dosjen e mbledhjes…

Prokuroria zbarkon te AMA, kërkon dosjen e mbledhjes…

Pas kallëzimit të Ora News, dje edhe kompania Tring ka kallëzuar në Prokurori veprimtarinë e AMA-s në mbledhjen e datës 19 janar, ku u tentua të jepej licenca kombëtare, për të cilën në të dyja rastet PD ka votuar kundër. Prokurorët kanë shkuar në Autoritetin e Mediave Audiovizive për të hetuar mënyrën, procedurat dhe ligjshmërinë e akteve që ka ndjekur ky institucion për dhënien e licencave kombëtare ndaj operatorëve televizive që operojnë në vend.

Gazetari: Si jeni?

Recepsionistja: Mirë.

Gazetari: Desha të takoj pak Kryetarin.

Recepsionistja: Kryetarin?

Gazetari: Po.

Recepsionistja: Ja një sekondë.

Gazetari: E keni parë sot, është këtu Kryetari apo?!

Recepsionistja: Ja, ai nuk ka qenë këtu sot por është Sekretarja.

Gazetari: Ata të Prokurorisë janë akoma brenda?

Recepsionistja: Të Prokurorisë?

Gazetari: Po.

Recepsionistja: Ka ardhur një çun më duket në mëngjes nga Prokuroria, Andi Dervishi më duket, po është larguar.

Gazetari: Ok.

Burimet nga Prokuroria bëjnë më dije për Ora News se organi i akuzës ka sekuestruar dosjen e AMA-s të datës 29 dhjetor 2016, skualifikoi operatorët konkurrentë dhe çoji për votim në bord vetëm kompaninë për të cilën akuzohet se po vepron në mënyrë klienteliste.

Për shkak të mungesës së votave dhe faktit që tri anëtarët e opozitës në bord votuan kundër, dhënia e licencës nuk u mundësua.

Ora News e dërgoi AMA-n në Gjykatën Administrative.

Kompania Tring ka bërë dje kallëzim në Prokurori ndaj AMA-s për mbledhjen e djeshme dhe pritet që Prokuroria të sekuestrojë edhe dosjen e mbledhjes në fjalë./ora news

Share: