Home I pakategorizuar Protesta ngado për lirimin pa kushte te Ramush Haradinaj

Protesta ngado për lirimin pa kushte te Ramush Haradinaj

Duket se Tirana po ja kalon Kosoves ne emancipimim politik te shoqerise.

Ne fakt, në kohën kur politika e Kosovës nuk gjeti gjuhën për të miratuar një rezolutë të përbashkët për dënimin e arrestimit të Ramush Haradinajt, qindra të rinj shqiptar, ashtu si dhe mijëra shqiptarë kudo në botë, janë mbledhur për të protestuar përpara Ambasadës franceze në Tiranë duke kërkuar lirimin e Ramush Haradinajt.

Ishin drejtuesit e forumeve rinore të të gjithë partive në Shqiperi, të cilët u bashkuan me dhjetra të rinj të tjerë për të protestuar përpara ambasadës franceze ne Tirane.

“Ramushi është heroi i të gjithë shqiptarëve, heroi i të rinjve, heroi i shqiptarëcve në cdo cepë të globit”, tha Belind Këlliçi, kreu i FRPD-së.

“Ne do të jemi këtu, do të jemi edhe në ditët në vazhdim për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij”, u shpreh Florida Kërpaçi, kryetarja e LRI-së.

“Është në traditën e shqiptarëve që të bashkohemi sa herë që diçka na prek, na cënon ne si komb, dhe dinjitetin tonë si komb”, tha Eljo Hyska, kreu i FRESSH.

“Është një ogur i mirë për të rinjtë shqiptarë që të rinjtë shqiptarë arrijnë të bëhen bashkë për kauza kaq madhore”, tha Albano Idrizi, kreu i KPR, PDIU.

Protstestat vazhdojne edhe ne Europe dhe ne SHBA ne mbeshtetje te lirimit te Ramush Haradinaj nga gjykata ne France.

Share: