Home KRYESORE “ROSSIJSKAJA GAZETA” – Parisi: stacioni i ri i racizmit

“ROSSIJSKAJA GAZETA” – Parisi: stacioni i ri i racizmit

Hebrejtë e Francës po largohen gjithnjë e më shumë nga ky vend për shkak të anti-semitizmit

Kohët e fundit, qendra hebraike “Beth Lubaviç” në lagjen XV të Parisit, është ruajtur vazhdimisht me ushtarë me automatikë. Në këtë qendër, si dhe dhjetra sinagoga të tjera, janë shtuar kërcënimet e sulmet.

Që nga atentati I para dy vjetëve në nëj Sinagogë ku u vranë 4 persona, rreziku nuk ka kaluar edhe pse ish-kryeministri Manuel Vals është përpjekur disa herë të bindë diasporën hebraike se është e mundur që edhe një herë të ndjehen si qytetarë me të drejta të plota të Republikës së Pestë.

Mjerisht, faktet tregojnë të kundërtën. Numri i sulmeve anti-semite është rritur. Vetëm në vitin 2015 kanë qenë 808 të tilla. Gjatë vitit të kaluar ende nuk është vlerësuar, por janë shënuar disa të tilla. Kështu, më 25 dhjetor, ditën e Krishtlindjes, e cila përkoi me ditën e parë të festës hebraike Hanukah, në periferi të Parisit, në portën e kopshtit me emrin Ana Frank, banorët zbuluan shkrime naziste dhe anti-semite, të shoqëruara me svastika.

Një incident i ngjashëm ndodhi disa muaj më parë në qytetin Verdun. Pati dy raste sulmesh ndaj sinagogave dhe çdo herë ne muret e ndërtesave, të përfshira në listën kombëtare të trashëgimisë arkitekturore, shfaqën simbolet naziste.

Këto incidente e shumë të tjera, sipas këshillit hebre të Francës, e kanë vënë këtë popullsi në pozicionin e “popullit të syrgjynosur.” Hebrenjtë ankohen se trysnia është shtuar shumë pas dyndjes në vend të emigrantëve nga Afrika Veriore, për të cilët është e huaj parrulla “liri, barazi, vëllazëri”.

Kjo nxit gjithnjë e më shumë hebrejr të mendojnë për tu larguar nga vendi, ku e drejta për të jetuar në kushte normale, pavarësisht nga deklaratat e autoriteteve, është zbehur ndjeshëm.

Sipas disa raporteve, mendime të tilla ka më tepër se gjysma e anëtarëve të diasporës hebraike në Francë, më e madhja në Evropën Perëndimore.

Mendimet e trishtuara përkthehen në veprime konkrete. Shumë njerëz shkojnë në atdheun e tyre “historik”. Gjatë tre viteve të fundit, kanë qenë më shumë se 20 mijë hebrej që kanë shkuar në izrael. Kjo shifër nuk përfshin ata që janë larguar drejt Shteteve të Bashkuara, Anglisë dhe Kanadsë.

Share: