“Nje deklarate per t’u pershendetur!” Kështu e nis një koment të tij ish-kryeministri Sali Berisha për arritjen e marrëveshjes së partive shqiptare në Maqedoni.
“Te dashur miq, forcat politike shqiptare ne Maqedoni, ne nje akt te larte pergjegjesie para elektoratit tyre por edhe kombit shqiptar, miratuan nje deklarate te perbashket, ne te cilen zotohen te perdorin fuqine e mandateve te tyre kunder diskriminimit dhe per garantimin e lirive dhe te drejtave te shqiptareve ne Maqedoni.
Ato angazhohen per te mbeshtetur ndryshime ligjore dhe kushtetuese per barazine e etnive ne Maqedonine multietnike si dhe te japin kontributin e tyre per stabilitetin, integrimin europian dhe euroatllantik te Maqedonise. Zbatimi i kesaj marreveshje do te ishte nje arritje historike per shqiptaret por edhe vet Maqedonine multietnike!” – shkruan Berisha qe kur ishte kryeminister ne territorin e Maqedonise beri deklarata nazionaliste qe shqetesuan si Maqedonasit ashtu edhe Serbet.