250 autoblinda ushtarak do ti shtohen ushtrisë shqiptare brenda gushtit 2017. Burime nga ministria e Mbrojtjes bënë me dije se këto mjete janë dhuratë e ushtrisë amerikane për forcat e armatosura shqiptare dhe do të përdoren për rinovimin e flotës së
automjeteve aktuale.
Këto mjete të teknologjisë së fundit të pajisur me armatime dhe standarde të blindave që përdorin ushtritë e NATOs do të mbërrijnë të ndara në dy kontigjente, pjesa e parë prej 70 brenda muajit mars dhe 180 të tjerat të ndara në disa lote deri në gusht 2017.
Kjo ndihmesë e ushtrisë amerikane për forcat e ushtrisë shqiptare është deklaruar kohë më parë nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë prezantimit të buxhetit në komisionet parlamentare dhe prezantimit të flotës së mjeteve që disponohen aktualisht.