Një numër jetimësh shqiptarë, prindërit e të cilëve janë vrarë në Siri, po qëndrojnë në kampet në vend ndërkohë që militantët e ISIS-it nuk i lejojnë të kthehen në shtëpi.
Duke kërkuar për një atdhe të ri ku sundon ligji Sharia, një numër xhihadistësh shqiptarëve morën gratë dhe fëmijët e tyre dhe u nisën drejt Sirisë për të luftuar për al-Kaedës dhe ISIS-in.
Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se 13 gra dhe 31 fëmijë, duke përfshirë edhe 23 të mitur, u zhvendosën në Siri, disa nga të cilët, janë tashmë jetimë sepse prindërit e tyre janë zhdukur dhe po mbahen peng nga xhihadistet, qe i kanë ndaluar te kthehen në shtëpi.
Dosjet shpjegonjnëse gratë dhe fëmijët e xhihadistëve jetojnë në kampe, ndërsa burrat të luftojnënë vijën e frontit.
Familjet u nisën për në Siri në vitin 2012 dhe 2014, sipas dosjeve hetimore nga Prokuroria e Shqipërisë për Krime të Rënda, të hetuara nga BIRN.