Home KRYESORE SOROS: Financuam Reformën në Drejtësi te cilen e duan 96% e shqiptarëve

SOROS: Financuam Reformën në Drejtësi te cilen e duan 96% e shqiptarëve

“Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë”, i financuar nga George Soros, shfrytëzoi prezantimin e një studimi kombëtar mbi papërshkueshmërinë, dhe sqaroi pozicionin e saj lidhur me Reformën në Drejtësi ne Shqipëri.

Drejtori ekzekutiv, Andi Dobrushi pranoi sot se Fondacioni ka financuar Reformën në Drejtësi dhe shtoi se Fondacioni është krenar për këtë.

“E gjej të udhës të sqaroj dy gjëra, duke pasur parasysh tymnajën e krijuar muajt e fundit lidhur me rolin e Fondacionit në Reformën në Drejtësi. Ka dokumente të mjaftueshme që dëshmojnë përfshirjen e Fondacionit dhe jemi shumë krenarë që kemi qenë të përfshirë. Është një reformë që mbështetet nga 96 për qind e shqiptarëve. Kemi mbështetur financiarisht, bashkë me Ambasadën amerikane dhe projektin e delegacionit të Bashkimit Europian, të gjithë procesin”, tha Andi Dobrushi, ne cilesine e drejtorit ekzekutiv te Fondacionit ne Shqipëri.

Dobrushi sqaroi gjithashtu të gjithë pozicionin e Fondacionit në Reformën në Drejtësi duke shtuar: “Kemi një marrëveshje me Parlamentin e cila detajon mbështetjen që Fondacioni i jep procesit. Kemi pasur një ekspert, ish-gjyqtarin e Gjykatës së Strasburgut. Per pjesën tjetër, i jemi përgjigjur Komisionit të posaçëm të Reformës në Drejtësi”.

Drejtori Dobrushi ne raport me akuzat qe i janë bere Fondacionit ne Shqipëri, u përgjigj se ato janë ne funksion te garës elektorale qe tashme ka nisur edhe ndërmjet partive politike shqiptare.

Share: