Home KRYESORE Tërbohet PDIU nga sondazhi dhe e fyen Eduart Zaloshnjën

Tërbohet PDIU nga sondazhi dhe e fyen Eduart Zaloshnjën

Matja e opinionit publik është një nga mekanizmat më të mirë për të ndërtuar një fushatë elektorale për një forcë politike apo aleancë parazgjedhore. Në bazë të matjeve dhe sondazheve mund të kuptosh se ku duhet të përqendrohesh dhe si duhet të jenë mesazhet që përcjell në popull për të shumuar votën.

Por, ashtu si kanë degjeneruar në Shqipëri mjaft zeje, shërbime, ka një zvetënim të besueshmërisë së sondazheve, të cilat gabojnë shpesh në mënyrë spektakolare. Në vendin tonë ka një zakon të bukur që nëse hap një shitore me paçe koke, për tre muaj të gjitha dyqanet fqinj shndërrohen në paçeri. Çel diku një floktore, tre copë i ke bythë më bythë. Farmaci, pikë për lojëra në internet, institut sondazhesh kanë të njëjtin fat. Mbijnë si kërpudha pas shiut kudo, derisa bëhen qesharakë.

Për shembull, qysh pas historisë së Gani Bobit, në Shqipëri sondazhet janë kthyer në një sport popullor. Bëjnë faqet në internet, emisionet në televizion, individë apo shoqata joqeveritare. Duhen ndjekur për të kuptuar sa gabojnë ose nëse ke vesin e kumarit, mund të fitosh bajagi mirë, nëse baston në të kundërt të rezultateve të tyre.

Eduard Zaloshnja, profesori i dalluar me formimim bujqësor për matje të opinionit në Shtetet e Bashkuara, ka nxjerrë në dritë një sondazh të ri. Profesori që njihet si mbështetës i thekur i së majtës qeveritare PS-LSI, e qëmton fitoren veç tek ky bashkim. Për këtë thërret në ndihmë shifrat.

Sipas tij, më 18 qershor PS-LSI dalin fituese, në qoftë se shkojnë bashkë, pasi PDIU del me humbje. Ky sondazh na tregon që PS merr 670 mijë vota, 45 mijë vota më pak; LSI 190 mijë vota, 10 mijë më pak se në 2013; ndërsa PDIU merr 70 mijë vota, 55 mijë më pak se në 2013.

Këtu në fund ndalemi pak. Në zgjedhjet e vitit 2013 ka marrë rreth 47 mijë vota, ka pësuar rritje në zgjedhjet vendore dhe nëse do i marrim për të vërteta matjet e Zaloshnjes i bie që në 18 qershor PDIU i bie të marrë mbi 20 mijë vota më shumë, pra të ketë një rritje të ndjeshme të votave të saj. PDIU ka marrë 120 mijë vota në zgjedhjet vendore të vitit 2011, që është synimi elektoral i qershorit në bazë dhe testeve të kryera në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Gjithsesi, Zaloshnja duhet të vazhdojë të masë opinionin me të njëjtin kriter që respekton modelin e tij të flokëve, shkallë-shkallë./27.al/

Share: