Tensionet mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste kanë arritur në një pikë kulmore.
Burime të “News 24” kanë mësuar sot në mbrëmje për një mbledhje urgjente të deputetëve të grupit parlamentar të LSI-së dhe kryebashkiakëve të kësaj force, ku janë paralajmëruar të jenë të kujdesshëm për shkak se nga policia mund t’ju vendoset drogë nëpër makina.
Sipas të njëjtave burime mësohet se mbledhja është zhvilluar për shkak se dyshohet se, si deputetët ashtu edhe kryebashkiakët e LSI-së, “janë vendosur në shënjestër të policisë”.
Mbledhja urgjente është thirrur nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, i cili iu është referuar informacioneve të ardhura nga shërbimet sekrete të huaja, ndërsa ka paralajmëruar këta të fundit që të kenë kujdes nga policia, pasi mund të vendosnin drogë në makinat e tyre, me qëllim që të arrestohen më pas si trafikantë./Dita.al