Home KRYESORE VIDEO/ ‘BOOM’ zbulon skandalin e Edi Ramës me stadiumin ‘Loro Boriçi’, shikoni...

VIDEO/ ‘BOOM’ zbulon skandalin e Edi Ramës me stadiumin ‘Loro Boriçi’, shikoni cka ndodhur

Emisioni investigative “BOOM” në RTV Ora News sot trajtoi një çështje që lidhet me futbollin. Bëhet fjalë për projektin madhor, të stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër që kushtoi 12 milionë euro. Fillimisht u tha se ky stadium do të strehonte 20 mijë zemra kuqezi.

Por sa është numri real i vendeve të këtij stadiumi?!

Bashkia e Shkodrës nuk e ka marrë ende në dorëzim stadiumin pasi siç thotë, nuk disponon asnjë dokument teknik dhe ekonomik dhe ligjor të këtij stadiumi.

Megjithatë ka një paqartësi të madhe edhe në dokumenta edhe në deklarata publik lidhur me vendet e stadiumit. Fillimisht u tha për 12  mijë e  500 vende, kryeministri tha 20 mijë, projekti e ka 17 mijë e 500 dhe sekretari i FSHF thotë 15 mijë e 993 vende.

Rama: Për t’i vënë një datë ndërtimit të stadiumit olimpik të Shkodrës me të gjithë parametrat e UEFA-s, natyrisht më 15 tetor. Në ndeshjen e kthimit Shqipëri-Serbi do të ketë vend për të paktën 20 mijë zemra kuqezi.

Gjashtë muaj më vonë, inxhinieri i ngarkuar nga FSHF për ndjekjen e punimeve jep një tjetër shifër për kapacitetet e stadiumit.

Arben Dervishi: Kapaciteti i këtij stadiumi sipas asaj që ka bërë projektuesi shkon në 17 mijë e 500 spektatorë. Ky stadium do të kthehet në stadium të kategorisë së katër. Pra në një stadium që mund të luhen edhe ndeshjet e Champions League. Tribuna ekzistuese që ndodhet në këtë stadium do të shkatërrohet bashkë me ato dy anësoret dhe mbi to do të ndërtohet një tribunë që do të këtë një kapacitet 2550 vende.

Pyetja që lind natyrshëm është sa vende ka tani stadiumi “Loro Boriçi?

Ilir Shulku, sekretari i FSHF: Kapaciteti i stadiumit është ky që është tani, me këtë numër që ju e dini 15 mijë e 993 vende dhe nuk ka patur ndonjëherë që do të ketë 20 mijë, 25 mijë apo 13 mijë.

Deri këtu kemi një kakofoni vendesh e deklaratash, një problem i vështirë për t’u zgjidhur. Bashkia e Shkodrës nuk e ka marrë në dorëzim ende dhe burime të Ora News i konfirmuan gazetarëve sportivë se javën e ardhshme mund ta marrë në dorëzim. Arsyeja që nuk e ka marrë deri tani lidhet me mungesën e dokumentit teknik dhe ekonomik të kësaj vepre.

Gazetarja e emisionit “BOOM” Akleta Ceku intervistoi dhe specialisten e ndjkejes së investimeve në bashkinë Shkodër. A ka patur një marrëveshje mes bashkisë dhe FSHF kur mes të tjerave parashikohej dhe numri i vendeve në stadium?

Gazetarja: Pse bashkia e Shkodrës nuk e ka marrë në dorë ende stadiumin “Loro Boriçi”?

Flora Hilaj: Bashkia Shkodër edhe në këto momente që po flasim akoma nuk posedon asnjë lloj dokumentacioni teknik, ekonomik dhe ligjor të objektit rikonstruksion stadiumit “Loro Boriçi”. Në momentin që nga  FSHF do të vijë dokumentacioni i duhur ne do marrim masat e duhura për fillimin e kontrollit fizik të objektit.

Gazetarja: Ju keni bërë një marrëveshje me FSHF

Flora Hilaj: Po ka qenë një vendim i këshillit bashkiak

Gazetarja: Aty thuhet se do të ketë 17 mijë vende

Flora Hilaj: Nuk e di sa ka sot

Gazetarja: Leja e ndëretimit të objektit mund të ndryshojë? Këtu është thënë që duhet të shtohen 5112 vende, ndërkohë ka pasur 12 mijë e 500 vende.

Flora Hilaj: Janë shtuar 3 mijë e ca, por duhen parë letrat.

Gazetarja: Kurse FSHF në faqen zyrtare thotë se stadiumi ka 16 mijë vende

Flora Hilaj: Ne nuk e dimë, ka 15 apo 16 mijë vende pa parë letrat.

Gazetarja: Unë mendoj se do i qëndroj kësaj shifre sepse kur lidhet një marrëveshje bashkëpunimi dhe thuhet se ty stadiumi do të të dorëzohet me 17 mijë vende, besoj se do të dorëzohet me 17 mijë vende. 1 mijë vende më pak nuk janë pak.

Flora Hilaj: Jo nuk janë pak, diferenca është goxha, sepse nga  5 mijëshi të mos bëhet në 1 mijë e ca do tëe thotë që i takon ajo pjesë që një ndër impaktet që ka pasur shtimi është realizuar në një përqindje të vogël.

Share: