Zyra e Anti-Korrupsionit në Bashkimin Europian (OLAF) as mohon, por edhe as pohon lajmet për nisjen e hetimeve ndaj zërave se Ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin të jetë përfshirë në një rast korrupsioni në blerjen e një vile luksoze 1.6 milion € në periferi të Tiranës.
Ne fakt, duke iu përgjigjur një pyetje të bërë nga portali Tirana Echo nëse kishte hetime për këtë çështje, përgjigjja ishe e shkurtër.
“Ne nuk jemi në gjendje t’i përgjigjemi pyetjes suaj. OLAF zakonisht nuk bën komente për rastet që janë nën hetim apo që nuk janë nën hetim. Duhet të ruajmë konfidencialitetin e çdo hetimi të mundshëm apo ndonjë procesi gjyqësor të mundshëm, në mënyrë që të respektohen të drejtat personale”, – thotë Zyra Anti-Korrupsion e BE dhe kjo eshte fare e drejte.
Ne ketu ne Shqiperi, nese nis nje aludim per korrupsion dhe te tilla ka patur shume edhe te stisur, e marrin te mireqene dhe e lincojme personin qe thjesht besot se mund te kete kryer nje akti korruptimi. Ne keshtu harrojme nje nga parimit baze te jurrisprudences qe konsideron individin te pafajshem deri ne nje vednim te formes se prere!