Home KRYESORE Edhe gazeta belge New Europe kërkon sqarime për çmimin e boton foton...

Edhe gazeta belge New Europe kërkon sqarime për çmimin e boton foton e vilës së Vlahutin në Shqiperi

E përjavshmja belge New Europe në një artikull botuar këtë të diel rimerr çështjen e blerjes së një vile me fonde të KE për kreun e Delegacionit të BE në Tiranë, Romana Vlahutin.

Kontrata problematike e botuar nga DITA disa numra më parë, është ribotuar nga New Europe, e cila ka publikuar edhe foto të vilës në fjalë. E përjavshmja belge vë në dukje çmimin e lartë të vilës ndërsa artikullin e ka titulluar: BE blen me cmime të dyfishuara.

“BE harxhoi rreth 4700 euro për metër katror, ndërkohë që çmimet e reklamuara për vilat në Rolling Hills, Tirana lëvizin nga 1-2 mijë euro për metër katror” – shkruan gazeta belge dhe më pas hedh dyshime mbi transparencën në këtë blerje.

“Duke ju përgjigjur një kërkese të New Europe, zëdhënësja e BE-së për çështjet e jashtme Maja Kočijancič tha se vendimi për të blerë rezidencën e Kreut të Delegacionit në Shqipëri “ishte përfundimi i një analize të gjërë, përfshi një hulumtim tregu dhe vlerësim nga një ekspert i pavarur”. Kërkesës sonë për këto dokumenta, Kočijancič iu pëgjigj se këto “dokumenta nuk janë publike” – shkruan gazeta dhe më pas shton:

“Duke qënë se një studim tregu dhe një analizë e pavarur nuk mund të konsiderohen sekrete tregtare, New Europe ka depozituar një kërkesë zyrtare sipas ligjit për Qasje në Dokumenta duke kërkuar që këto dokumenta të bëhen publike në interes të transparences”.

Duke ironizuar justifikimin zyrtar për blerjen e kësaj vile, gazeta belge shkruan: Sa afër është “shumë afër”? Sa lirë është “shumë e lirë”?

“Një nga argumentat dhënë në favor të blerjes me çmim të kripur të vilës është afërsia me Delegacionin. Duke qenë se rizidenca ndodhet jashtë Tirane dhe shumë larg zyrave të BE-së—rreth 8 kilometra larg—ky argument nuk është i besueshëm. Gjithashtu, argumenti çmim/cilësi vështirë të duket bindës, veçanërisht nëse marrim parasysh se Rolling Hills është një kompleks i ri rezidencial, dhe deri më tani asnjë vilë tjetër e shitur atje nuk ka arritur një çmim kaq të lartë.

Sidoqoftë, BE mendon se “duke marrë gjithçka parasysh, ne presim kursime neto në krahasim me skemën e mëparshme të qirasë.” Me të vërtetë, marrëveshja e mëparshme e qirasë për të njejtën vilë ishte 8 mijë euro në muaj.

Mesatarisht çmimet e qirasë për metër katror për një apartament rezidencë janë rreth 13 euro (ose 4485 euro për 345 metra katrorë të rezidencës). Kjo do të thotë se rezidenca shqiptare e ka kaluar mesataren në mënyrë të ndjeshme duke arritur në 23 euro për metër katror.

eu peyas doubleSido që të jetë, 8 mijë euro në muaj është më shumë se sa paguan Komisioni Europian për godinat e zyrave të tij në Bruksel. Dhe Tirana nuk është Brukseli – shkruan nder te tjera New Europe.

Sipas kontrates botuar ne Media pak dite me pare, vila me siperfaqe 345 metra katrore eshte blere me çmim 1.65 milione euro. Pas shkrimit, zedhenesja e BE Maja Kočijancič ne nje reagim nga Brukseli tha se blerja ishte korrekte.

Share: